TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

200 mijë aplikime u bën vetëm për viza gjermane katër muajt e fundit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
200 mijë aplikime u bën vetëm për viza gjermane katër muajt e fundit

Të mërkurën para Ambasadës Gjermane në Prishtinë radha e personave që prisnin t’u caktohej termini nuk ishte i vogël.

E njëri nga ta dëshirën për të ikur nga vendi e shprehu në një mënyrë interesante.

“Është një thënie e urtë: Duhanin edhe Kosovën kurrë nuk është vonë me i lënë. Edhe besoj që kena me met një pakicë këtu në Kosovë”, tha qytetari Arben Misini.

E rrugën e njëjtë sikur Misini, e kanë zgjedhur edhe disa punëtorë të një kompanie nga Klina që merret me prodhimin dhe montimin e dyerve dhe dritareve nga alumini.

Që nga viti 2019, 11 punëtorë janë larguar për në perëndim në kërkim të kushteve më të mira e tre janë në pritje të përgjigjes për vizë pune.

Pronarin Nezir Sejdiu thotë që paga nuk është motiv i të rinjve për të ikur në mërgim.

“Rinia jonë po don me lëshu Kosovën dhe nuk pyesin më për paga. Na e kena pas këtu ni histori kur disa herë janë ngrit pagat kohëve të fundit por nuk ka ndiku ajo qaq shumë sa me nal. Asni punëtor nuk ka ardh me më than valla e kam një pagë ma të mirë. P.sh është shku për ni pagë në Kroaci për 100 euro ma shumë se sa këtu”, është shprehur Sejdiu.

Por ndryshe po mendojnë në Sindikatën e Sektorit Privat të Kosovës.

“Me qëllim të stabilizimit të kësaj gjendje mendoj që dy hapa janë të domosdoshëm që ndoshta jemi shumë të vonuar dhe mendojmë që minut pas minuti gjendja vetëm sa do të përkeqësohet nëse së paku Qeveria ose më mirë të themi pronarët e kompanive nuk ofrojnë një pagë solide 500 euro po themi në atë aspektin minimal dhe shtetit i mbetet të mbikëqyrë Ligjin e Punës dhe ligjet tjera me qëllim të krijimit të kushteve më të mirë të punëtorëve”, tha Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Sektorit Publik të Kosovës.

Ndërsa drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka po vlerëson që ndërmarrjet e sektorit privat është dashur që të bëjnë shumë më tepër në këtë aspekt gjatë viteve të fundit.

“E di që mundësitë kanë qenë të kufizuara dhe kjo lidhet edhe me rrritjen e ngadalëtë ekonomike të vendit rrjedhimisht edhe me kapacitetet e kufizuara të ndërmarrjeve të sektorit privat po megjithatë diçka është dashur të bëhet në këtë drejtim, edhe në aspektin e nivelit të pagesave por edhe respektimin e dispozitave të tjera të ligjit të punës”, theksoi Zeka.

Që nga fillimi i dhjetorit e deri në fund të marsit, vetëm ambasada gjermane ka pranuar afro 200 mijë kërkesa për pajisje me viza.

Kronika e realizuar nga gazetari Gojart Jashari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Punëtori përgjegjës harroi t’i lëshojë nxemjet, ndërpritet mësimi në një shkollë të Obiliqit

Punëtori përgjegjës harroi t’i lëshojë nxemjet, ndërpritet mësimi në një shkollë të Obiliqit

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje

​Obiliqi dhe KEK-u drejt një partneriteti të ri për zhvillim dhe energji

​Obiliqi dhe KEK-u drejt një partneriteti të ri për zhvillim dhe energji

Tentoi të hyj me drogë në Kosovë, arrestohet një shtetas malazez

Policia në Ferizaj arreston në flagrancë një të dyshuar për fajde

Regjisori i njohur i Hollivudit dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

4 pijet që do t’ju ndihmojnë të bëni një gjumë sa më të rehatshëm

4 pijet që do t’ju ndihmojnë të bëni një gjumë sa më të rehatshëm

Ukraina raporton progres në bisedimet me SHBA-në në Berlin

Ukraina raporton progres në bisedimet me SHBA-në në Berlin

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje

​Obiliqi dhe KEK-u drejt një partneriteti të ri për zhvillim dhe energji

​Obiliqi dhe KEK-u drejt një partneriteti të ri për zhvillim dhe energji

Tentoi të hyj me drogë në Kosovë, arrestohet një shtetas malazez

Policia në Ferizaj arreston në flagrancë një të dyshuar për fajde

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën