TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

2 vite burgim ndaj të akuzuarit që shkaktoi aksidentin ku vdiq një 23-vjeçar

nga Tëvë1
9 muaj më parë
0
A A
2 vite burgim ndaj të akuzuarit që shkaktoi aksidentin ku vdiq një 23-vjeçar

Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksidentin që kishte ndodhur në maj të 2022-ës ku kishte vdekur 23-vjeçari.

Aksidenti kishte ndodhur në maj të 2022-ës derisa vdekja e J.T kishte ndodhur më 16 korrik 2022 nga gjakderdhja në tru.

Aktgjykimi dënues ndaj Temajt është shpallur më 14 nëntor 2024 në Gjykatën Themelore në Pejë, dega në Klinë, nga gjykatësja e rastit Sabrije Rracaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pos dënimit me dy vite burgim ndaj të akuzuarit Temaj, gjyqtarja Rracaj ka shqiptuar dënimin plotësues, marrjen e lejes së vozitjes për periudhën 2 vjetarë pas plotëfuqishmërisë së aktgjykimit.

Gjykata ka gjetur se bazuar në ekspertizën është konstatuar se shkaktar i drejtpërdrejtë i aksidentit me fatalitet ishte i pandehuri Eraj Temaj.

Sipas gjetjeve të gjykatës, mbrojtja e të akuzuarit është përpjekur t’iu shmanget, mohojë dhe zvogëlojë përgjegjësinë penale por se mbrojtja e tij nuk qëndron, është kontradiktore dhe aspak bindëse.

Tutje, sipas raportit të autopsisë, ishte konstatuar se vdekja e tani të ndjerit J.T.,, ishte vdekje e dhunshme e cila kishte ardhur si rrjedhojë e gjakderdhjes që kishte ardhur si pasojë e kockave të thyera të kokës.

Sipas gjetjeve të gjykatës, i akuzuari kishte bërë nisje të pasigurt me veturën BMW, në raport me viktimën, si dhe kishte konstatuar se viktima kishte vrapuar dhe kishte hipur mbi bagazhin e veturës në fjalë dhe vozitësi Eraj Temaj, nuk e vëren fare personin që e ka mbi veturë, fillon me nxitim të vepruar dhe më pas bie në asfalt.

Gjykata ka gjetur se i akuzuari Temaj është përgjegjës për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.

Ndryshe, sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, i akuzuari Eraj Temaj, po ngarkohet se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, sepse më 27 maj 2022, rreth orës 21:14 në fshatin Shtupel të Klinës, nga pakujdesia kishte shkelur ligjin mbi trafikun publik apo transportin rrugor dhe rrezikoi jetën e njerëzve, e cila rezultoi me vdekjen e këmbësorit tani të ndjerit J.T.

Në aktakuzë thuhet se  derisa i pandehuri Temaj, ishte duke qëndruar në rrugë së bashku me shokët e tij, në një moment niset me automjetin e tij me qëllim që ta largojë veturën nga rruga, aty viktima J.T., njëri nga shokët e të pandehurit ishte ulur mbi bagazh të automjetit, i akuzuari Temaj nuk e vëren fare këmbësorin e ulur mbi bagazh të veturës së tij dhe gjatë lëvizjes së veturës J.T  humb stabilitetin e tij fiksues dhe për pasojë rrëshqet dhe bie në sipërfaqe të fortë asfalt duke rënë me kokë, me ç‘rast pëson lëndime të rënda trupore, ku gjatë trajtimit mjekësor pranë QKUK-së, në Prishtinë, i njëjti ndërron jetë më datë 16 korrik 2022, si pasojë e aksidentit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ish-nënkryetari i Kushtetueses përmend skenarët pas 8 gushtit

Ish-nënkryetari i Kushtetueses përmend skenarët pas 8 gushtit

Kryeziu për vendimin e Osmanit: Hap i ngutshëm dhe me pasoja të pariparueshme

Kryeziu për vendimin e Osmanit: Hap i ngutshëm dhe me pasoja të pariparueshme

Dërgohet në mbajtje 48 orë një person për armëmbajtje pa leje

Dërgohet në mbajtje 48 orë një person për armëmbajtje pa leje

1 muaj paraburgim për ish-drejtorin e Policisë në Prizren

“InfoNata” 06.08.250

“InfoNata” 06.08.250

1 muaj paraburgim për ish-drejtorin e Policisë në Prizren

1 muaj paraburgim për ish-drejtorin e Policisë në Prizren

Ballkani vlerëson rivalin nga Irlanda, por nuk do të dalë me flamur të bardhë

Ballkani vlerëson rivalin nga Irlanda, por nuk do të dalë me flamur të bardhë

Shaqiri “shpërthen” me dy gola, e përmbys i vetëm Young Boys

Shaqiri “shpërthen” me dy gola, e përmbys i vetëm Young Boys

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X