TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Daçiq e quan masakrën e Reçakut inskenim

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Daçiq e quan masakrën e Reçakut inskenim

Deklaratat skandaloze dhe mohuese për masakrën e Reçakut që vijnë nga Beogradi kanë vijuar edhe sot (e hënë). Ka qenë ish-zëdhënësi i kriminelit Sllobodan Millosheviq, aktualisht ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq që e ka quajtur Reçakun si inskenim ndërsa tha se u përdor si alibi për të bombarduar Serbinë. Megjithëse kjo nuk është hera e parë që Daçiq deklaron një gjë të tillë.

“Dëshiroj t’ju kujtoj që William Walker, i cili në atë kohë ishte në kryesi të misionit verifikues të OSBE-së, menjëherë e kishte shpallur se ajo ngjarje në Reçak ka të bëjë me masakër. Për më shumë edhe zyrtarët amerikanë flisnin se janë të vrarë fëmijët, gratë etj. Që do të thotë se, para se të bëhej një lloj analize se a ishte ajo aksion i armatosur në mes të formacioneve të armatosura të shqiptarëve apo kishte të bëjë me civilë. Lidhur me këtë ngjarje kishte shumë fjalë në të kaluarën. Unë them që ai rast është përdorur si arsye për bombardimin e Serbisë… E gjitha kjo ishte një inskenim, se gjoja kishte ndodhur masakër apo vrasje të civilëve. Kjo ngjarje është përleshje e armatosur në mes të grupeve terroriste dhe policisë sonë. Kjo është e vërteta e plotë”, tha Daçiq.

Gjatë konferencës me ministrin e Jashtëm të Togos, Robert Dussey, Daçiq e falënderoi që ky vend e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, duke pretenduar se janë 27 vende që tashmë e kanë bërë një gjë të tillë.

“Unë dëshiroj që edhe këtu t’i falënderohem sinqerisht sepse në qershor, gjatë takimit tim në Togo, ku kemi biseduar lidhje me çështjen e Kosovës, Togo atëherë kishte marrë vendimin që të suspendojë, ta heq vendimin për njohjen e Kosovës, si shtet të pavarur. Unë i falënderohem dhe edhe njëherë dëshiroj t’ju kujtoj se 27 shtete kanë hequr vendimet për njohjen e Kosovës. Dhe nga pikëpamja jonë kjo është e rëndësishme pasi që hapen mundësitë për marrëveshje, për dialogun, sepse ata të cilët e duan Kosovën e pavarur, duan që t’i bien shkurt, ose me dhunë, ose me anashkalime të votave nëpër forume të ndryshme ndërkombëtare”, tha Daçiq.

Deklarata skandaloze për masakrën e Reçakut nga Beogradi zyrtar ka pasur edhe në të kaluarën. Më 5 dhjetor të vitit 2019, presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili atëbotë ishte ministër i informatave, deklaroi se masakra e Reçakut është fabrikim dhe falsifikim./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Rasti “Pastrimi”, PSRK ndalon edhe dy të dyshuar

​Daçiq mbron Paunoviqin,”Turp u qoftë” u thotë atyre që e kritikuan deklaratën e saj

​Daçiq mbron Paunoviqin,”Turp u qoftë” u thotë atyre që e kritikuan deklaratën e saj

“Gjasa të pakta” për Qeverinë Konjufca

Konjufca dënon deklaratën e ministres serbe: BE-ja duhet të reagojë me pasoja për Serbinë

Kryesia e PDK-së: Qeveria e papërgjegjshme dhe qytetarët në krizë, zgjedhjet e reja duhet të sjellin stabilitet e zhvillim

Hamza mbledh deputetët e PDK-së: Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo për zvarritje të proceseve

“Ditari”- 14.07.2026

Maqedonci takon Hargreaves, flasin për situatën aktuale të sigurisë në rajon

Maqedonci takon Hargreaves, flasin për situatën aktuale të sigurisë në rajon

Fatmir Shehollit i dyshuar për spiunazh, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

I vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj Fatmir Shehollit për spiunazh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën