TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ZPS thotë se në banesën e Isni Kilajt u gjetën material konfidencial që lidhen me dëshmitarët

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
ZPS thotë se në banesën e Isni Kilajt u gjetën material konfidencial që lidhen me dëshmitarët

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është bërë paraqitja e parë e Isni Kilajt.

Gjatë parashtrimeve të veta, Zyra e Prokurorit të Specializuar përmes prokurorit Matt Halling tha se në shtëpinë e Isni Kilajt janë gjetur materiale konfidenciale lidhur me dëshmitarët.

“Gjatë kontrollit të banesës së z.Kilajt  që u bë me 2 nentor 2023, ZPS-ja evidentoj dhe gjeti materiale që lidhen me dëshmitar dhe janë materiale konfidenciale. Këto materiale lidhen drejtpërdrejtë me procese gjyqësore të DhSK-së. Ishte informacion konfidencial të cilin z.Kilaj ligjërisht nuk duhej ta mbante, nuk kishte autorizim për të pasur një informacion të tillë. Duke pasur informacion të tillë do të thotë që shkelje e procedurës penale dhe kjo është një arsye e bazuar për ne që të kuptojmë që ky material do të përdorej për të ndërhyrë në procesin e drejtësisë dhe ndikimin e procesit gjyqësor”, tha prokurori Matt Halling.

Prokurori Halling tha se provat tregojnë se Kilaj është përgjegjës penalisht për disa vepra, shkruan “Betimi për Drejtësi”.

“Provat tregojnë që Z.Kilaj është përgjegjës penalisht për të kryer qoftë vetëm apo bashkë me të tjerët në vepra penale ku përfshihen; pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare sipas nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës viti 2019 dhe shkelja e fshehtësisë së procedurës në bazë të nenit 392 të Kodit Penal i kombinuar me nenin 15/2 dhe 16/2 të Dhomave të Specializuara”, tha Halling.

Në fillim të seancës, gjykatësi i vetëm Nicolas Guillou pyeti Isni Kilajn e pyeti atë nëse janë respektuar të gjitha të drejtat e tij në rast të arrestimit, gjë të cilën e pohoi i dyshuari.

Ndërsa, gjyqtari njoftoi se avokat kujdestar për Isni Kilajn është avokati Ian Edwuards.

Gjyqtari Guillou tha se seanca e sotme ndaj Isni Kilajt nuk është gjyqësore e po ashtu për atë nuk është dorëzuar ende aktakuza që të prezantohen prova konkrete.

Isni Kilaj është arrestuar të premten nga Zyra e Prokurorit të Specializuar si dhe në të njëjtën ditë është transferuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.

Isni Kilaj dyshohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare brenda kuptimit të nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës (KPK) të vitit 2019, Kodi nr. 06/L-074, dhe shkeljen e sekretit të procedurave sipas nenit 392 të KPK-së, dhe nenet 15(2) e 16(3) të Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Tags: Isni KilajMatt HallingNicolas Guillou
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Ndërpritet qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc nga nesër

Nga nesër mbyllet një pjesë e rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes: Shmangni udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive

“Info Nata”- 21.07.2026

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën