Ka vdekur në QKUK 27-vjeçari që u rrëzua të enjten nga një lartësi prej disa metrash në një vendpunishte, ku si pasojë mori lëndime të rënda trupore.
Lajmin për teve1.info, e ka konfirmuar Drejtori i Emergjencës, Naser Syla.
“Ka vdekur në mjekim intensiv”, njoftoi Syla.
Po ashtu, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se lidhur me rastin është arrestuar një person.
“Prishtinë/21.12.2023 – 07:00-07:30. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuar kosovar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Lidhur me rastin e lartëcekur rreth orës 21:35 nga QKUK është raportuar se viktima i cili ka qenë në trajtim mjekësor ka vdekur. Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për Obduksion” thuhet në përgjigjen e Ahmetit.