Këtë të mërkure në Lupç të Podujevës janë plagosur katër persona të cilët janë familjarë.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, për teve1.info, tha se deri te ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve.
“Nga hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshje mes disa personave (familjarë), në fshatin Lupç, si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe përdorimit të thikës, janë lënduar katër (4) persona, të cilët janë dërguar për ta marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, derisa një (1) person i dyshuar në këtë ngjarje është shoqëruar në stacion policor për tu intervistuar”, thuhet në përgjigjen e Ulaj.
Po ashtu, Ulaj njoftoi se Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë, kanë ndërmarrë veprimet hetimore në drejtim të veprës penale “vrasje në tentativë”.
Dy nga katër personat e plagosur, janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ku njëri nga ta momentalisht është në rrezik për jetë, ka thënë doktori kujdes në Emergjencë, Agron Çitaku./teve1.info/.