Sipas tyre, ShSKUK-ja ka paguar vetëm mjekët për punën e kësaj dite, e që të cilën e kanë cilësuar si diskriminim ndaj tyre.
“SHSKUK edhe këtë herë diskriminon infermierët duke paguar për mjekët ditën e lirë të dt. 03.01.2023 si ditë feste, ndërsa për infermierët ndodhë e kundërta, pagesë e rëndomtë si një ditë pune. Ne në asnjë rrethanë nuk jemi që mjekët mos të paguhen, por pse jo edhe infermierët, pse ky diskriminim nga SHSKUK? Duke qenë dëshmitar që SHSKUK në vazhdimësi ka bërë hile ndaj infermierëve, duke shkelë ligjin e punës, ligjin kundër diskriminimit, Kushtetutën, ne edhe këtë herë do të mundohemi që këtë t’a zgjedhim përmes dialogut social, prandaj”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.
Prandaj, ata kanë kërkuar nga ShSKUK-ja që në afat prej 7 ditësh tu procesohen pagesat e datës 03.01.2023. Derisa, kanë paralajmëruar se në qoftë se një gjë e tillë nuk ndodhë, do fillojnë më protesta dhe greva. /teve1.info/.







