TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokuroria kërkon dënim për krime lufte ndaj serbit Çasllav Jolliq

Sot është dhënë fjala përfundimtare në rastin e serbit Çasllav Jolliq i cili akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile në rajonin e Istogut gjatë viteve 1998-99. Prokuroria ka kërkuar të dënohet Jolliq, ndërkaq mbrojtja lirimin e tij.

by Gresa Bardhecaj
2 vjet ago
0
A A
Prishtina hap dyert e Panairit të Librit, marrin pjesë 100 botues

Gjykimi ndaj serbit Çasllav Jolliq, i akuzuar për krime lufte në Istog gjatë viteve 1998-99, është duke shkuar drejt fundit.

Rreth një vit e gjysmë që nga fillimi i këtij procesi gjyqësor, të mërkurën palët kanë paraqitur fjalët e tyre përfundimtare.

Në seancë të pranishëm ishin të dëmtuarit Zef Malsia dhe Nexhmedin Curri, të cilët pretendojnë së gjatë periudhës së luftës, i akuzuari Jolliq ka ushtruar dhunë fizike dhe torturë mbi ta.

Prokurori i rastit Ilir Morina në fjalën e tij ka thënë se janë dëgjuar dëshmitarë dhe janë administruar prova që faktojnë se i akuzuari ka ushtruar dhunë mbi viktimat.

Ndaj për të gjitha këto akuza, prokurori kërkoi që ndaj tij të shpallet aktgjykim dënues dhe te dënohet konform ligjit.

Të dëmtuarit, Malësia dhe Curri qëndruan pranë fjalës përfundimtare të prokurorit, teksa kërkuan edhe dëmshpërblim në rast se i akuzuari shpallet fajtor.

Ndryshe nga prokurori, avokati i Jolliq mohoi që klienti i tij e ka kryer këtë vepër penale, ndaj kërkoi që i njëjti të lirohet.

Për fund i shkurtër në fjalën e tij ishte vet i akuzuari.

“Desha t’iu them që iu falenderohem. Unë jam në dorën e juaj dhe ju vendosni. Sikurse kam thënë edhe herën e fundit askush nuk mund të më frikësoj të kthehem aty ku jam lindur dhe rritur”, tha Jolliq.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 18 nëntor 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Çaslav Joliq me arsyetimin se prej muajit janar 1998 deri më 21 qershor 1999, në Komunën e Istogut, në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka torturuar, rrahur dhe ka cenuar integritetin e popullatës civile.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Latif Mustafa: Shteti i Kosovës u ka qëndruar afër shqiptarëve të Luginës si kurrë më parë në këto zgjedhje

Latif Mustafa: Shteti i Kosovës u ka qëndruar afër shqiptarëve të Luginës si kurrë më parë në këto zgjedhje

Lumi që derdhet në dy dete, a po rrezikohet bifurkacioni i Nerodimes?

Lumi që derdhet në dy dete, a po rrezikohet bifurkacioni i Nerodimes?

​Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

​Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

Nesër ndalet përkohësisht ngrohja në Prishtinë, Termokos tregon arsyen

Nesër ndalet përkohësisht ngrohja në Prishtinë, Termokos tregon arsyen

Ndërprerja e rrymës destabilizon furnizimin me ujë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Të shtunën ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën