tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Musliu-Shoshi e quan Bislimin “jo kredibil” si kryenegociator në dialog

tëvë1 nga tëvë1
15/11/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian ka ftuar në takim kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqi të enjten e 16 nëntorit në Bruksel.

Me ç’rast, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e quajti Bislimin “jo kredibil”, pasi i njëjti më herët është zotuar publikisht që nëse Qeveria e pranon Asociacionin, nuk do të jetë pjesë e ekipit dialogues me Serbinë.

“Ne si deputetë opozitar kemi informatë aq sa keni edhe ju si media për takimin e nesërm në Bruksel. Bislimi edhe pse e ka obligim ligjor të vijë të raportojë në Komision për Punë të Jashtme, pasi e kemi ftuar,  është vonuar në takim më shumë se 20 minuta, prandaj ne kemi vlerësuar që nuk ia vlen të qëndrojmë më shumë duke pritur. Këta njerëz ngurrojnë të vijnë të raportojnë, e të tregojnë se çka po ndodhë. Bislimi nuk është më as kridibil në këtë pozitë, sepse ai në prononcimin e tij publik ka thënë “nëse pranohet Asociacioni, unë nuk do të jem pjesë e ekipës që dialogon dhe negocion me Serbinë”. Por, ai përsëri po vazhdon, andaj kjo flet shumë për kredibilitetin e këtyre zyrtarëve qeveritarë, e që të cilët na përfaqësojnë. Këta mund të qëndrojnë për gjithçka tjetër, por vetëm kridibil në këtë proces nuk janë”, deklaroi Musliu-Shoshi në emisionin “Ditari”.

E pyetur se a pret nga Qeveria Kurti ta themelojë Asociacionin, deputetja e PDK-së vlerësoi që një gjë e tillë është bërë tashmë.

Nesër pritet të kthehet dialogu Kosovë-Serbi, në nivel të kryenegociatorëve.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe përfaqësuesi serb, Petar Petkoviq, në Bruksel pritet të diskutojnë për hapat e ardhshëm në procesin e normalizimit dhe zbatimin e angazhimeve të palëve në dialog, duke përfshirë edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe./teve1.info/.

 

​Taylor Swift: Kim më shkatërroi psikikisht pasi Kanye shkroi tekste për mua

06/12/2023

Jasharaj thotë se Nagavci po refuzon takimet me SBASHK-un

06/12/2023

Jasharaj: Arsimi në Kosovë nuk është aq i dobët sa është paraqitur në PISA

06/12/2023

Krasniqi: Qeveria mos t’i diskriminojë komunat në baza politike e partiake

06/12/2023

Sali Berisha përjashtohet për 10 ditë bashkë me pesë deputetë të tjerë

06/12/2023

Kosova rekomandohet si një nga vendet për tu vizituar më 2024, Osmani e Kurti shprehen krenar

06/12/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.