TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbi 1.8 milion votues në listën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Mbi 1.8 milion votues në listën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Mbi 1.8 milion persona janë në listën zgjedhore me të drejtë vote për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Ky numër është për 1033 më i lartë se personat në listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale. Qytetarët brenda vendit do të mund të votojnë në 3480 vendvotime.

Qytetarët që duan të votojnë për president duhet të paraqiten në vendin e votimit me dokument të vlefshëm identifikimi ose dokument identifikimi të skaduar nga 24 korriku i vitit 2023 dhe më vonë. Kurse qytetarët që duan të votojnë për zgjedhjet parlamentare duhet të kenë dokument të vlefshëm ose të skaduar jo më herët se 8 gushti 2023. Përveç identifikimit me dokument personal, qytetarët duhet të kalojnë edhe filtrin e identifikimit të dyfishtë, me aparatet biometrike për shenjat e gishtave. Në rast se votuesi paraqitet në vendvotim dhe merr vetëm njërën nga fletëvotimet duke refuzuar të votojë në të dy zgjedhjet, nuk do të ketë të drejtë të rikthehet më vonë për të votuar përsëri për zgjedhjet që më herët ka refuzuar.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve rikujtoi se fletëvotim i vlefshëm do të jetë vetëm ai në të cilin është rrethuar numri rendor i kandidatit për të cilin zgjedhësi është përcaktuar dhe fletëvotimi të paloset përpara se të hidhet në kuti. Votimi duhet të jetë i fshehur.

Në garë për zgjedhjet parlamentare janë 17 parti dhe koalicione kurse për president garojnë dy kandidatë në rrethin e dytë. Që të zgjidhet presidenti, në votime duhet të dalin të paktën 40% e personave të regjistruar në listën zgjedhore./Alsat.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Japonia fillon të nxjerrë në shitje rezervat e naftës

Trump pranon se ka autorizuar operacione sekrete të CIA-s në Venezuelë

Trump i quan negociatorët iranianë “të çuditshëm”, u kërkon të tregohen seriozë

Diplomati më i lartë i Pakistanit thotë se po zhvillohen bisedime indirekte SHBA-Iran

Irani konfirmon marrjen e planit amerikan, por e quan atë “maksimalist dhe të paarsyeshëm”

​Mblidhet kryesia e PDK-së

​Mblidhet kryesia e PDK-së

8 vetitë e një mësuesi të mirë

8 vetitë e një mësuesi të mirë

Ushqimet që mund t’i hani pas orës 20:00

Plava thotë se për vrasjen kishte marrëveshje me Murselin: Më tha që edhe Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni për këtë rast

​As Haxhiu nuk komenton vendimin e Kushtetueses

Maqedonci fton të rinjtë të aplikojnë për ushtarë të FSK-së

Gërvalla: Kosova duhet të jetë në Këshillin e Evropës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist