Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në takim në ministrinë e Drejtësisë, homologun danez, Peter Hummelgaard.
Gjatë takimit u diskutua rreth rëndësisë së ratifikimit të Marrëveshjes mes Republikës se Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për marrjen në shfrytëzim të hapësirave të burgut në Gjilan.
“Që nga muaji korrik, për shkak të bllokimit me mosbotim të marrëveshjeve ndërkombëtare, kjo marrëveshje ka mbetur pa u ratifikuar”, thuhet në komunikatën e MD-së.
Në anën tjetër, ministrja Haxhiu ka njoftuar ministrin Hummelgaard se Shërbimi Korrektues i Kosovës veçse ka filluar procedurat për hartimin e specifikave teknike për adoptimin e hapësirave banuese si dhe rekrutimin e stafit shtesë.
Në seancën plenare të datës 15 shkurt, marrëveshja do të diskutohet dhe votohen nga deputetët. /teve1.info/