TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Limaj: Politika e Kurtit është të heq dorë nga veriu

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Limaj: Kurti ka qenë në anën e kundërt të historisë

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti me politikat e tij, po dëshiron që të heq dorë nga veriu i Kosovës.

Sipas Limajt, rezultatet 2 vjeçare e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje, të cilën e quan të rëndë. Ai thotë se këtë po e bën në emër të patriotizmit.

Kreu i Nismës ka folur edhe për mundësinë e marrëveshjes me Serbinë, të cilën e quan të dëmshme.

Ai konsideron se me politikat e Kurtit do të ndodh ajo që pak kush e ka pritur.

“Albin Kurti vazhdon me këtë politikë, po, sepse politika e zotëri Kurti me heq dorë nga pjesa veriore, nëse i shihni potezat e tij, ai qëllimshëm i ka shpëtuar procesit. Krejt kjo politike është me heq dorë nga pjesa veriore e Kosovës, dhe kjo kamuflohet në emër të patriotizmit. Mos pritni që dikush nga Prishtina që ne po shkojmë po i bëjmë këto politika sepse po dëshirojmë të heqim dorë nga veriu, ju duhet t’i shihni përmbajtjen dhe rezultatin e atyre politikave. Rezultatet që i ka bërë kjo Qeveri për 2 vjetet e fundit në drejtim të veriut, janë përshpejtim dhe objektiv për të hequr dorë nga veriu, dhe kjo fatkeqësisht me një ritëm të shpejtë po ndodh. Nëse vazhdon kështu me këtë politikë, shumë shpejt do të ndodhë ajo që pak kush e ka pritur”, u shpreh Limaj.

Ndërkaq, për mundësinë e marrëveshjes me Serbinë, Limaj thotë se Kosova nuk ka pasur asnjëherë më të dëmshme.

Ai kritikon ekzekutivin që nuk është në dijeni për ekipin që është duke e hartuar Asociacionin.

“Kryeministri juaj dhe i vendit tim thotë publikisht se ‘askush nuk më ka pyetur’ për marrëveshje, pra në këtë nivel ka ardhë ky që thoshte se nuk di çka është presioni. Një njëri që mbi 50 për qind ia ka dhënë populli i Kosovës, për të bërë një politikë krejt ndryshe, të dinjitetshme e me integritet. Ai njëri në emër të cilëve ka marrë votën, ai del dhe thotë se ‘as që kam negociuar ma kanë dhënë merre leje’. Tash po thotë, që se di as ekipin që është duke e hartuar statutin”, thotë Limaj.

Kjo fazë, sipas Limajt nuk ka ndodhur as në kohën kur Kosova ka funksionuar me institucione paralele.

Thotë se atë kohë, nuk është vendosur për Kosovën, pa negociata.

“Nëse ty marrëveshja të vjen pa negociuar, nëse nuk e di se kush po e bën statutin, çfarë kryeministri është. Në temën kryesore të vendit, në çështjen nacionale. Kështu që, asnjëherë nuk ka ndodhur në historinë e Kosovës, edhe atëherë kur nuk na ka njohur askush, kemi pas të drejtë, edhe në institucionet paralele asgjë nuk kanë pasur të drejtë me vendos për Kosovën pa u negociuar. Për herë të parë ndodh në Kosovë që kryeministri i vendit tonë që ka për detyrë me qeveris dhe me mbrojt kushtetutshmërinë”, thotë Limaj./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Ndjekje policore nga Obiliqi deri në Mitrovicë, shoferi nuk iu bind urdhrit – goditi tri herë veturën e Policisë

Tre persona të lënduar nga një aksident në Zllakuqan të Klinës

Aksidenti në Prishtinë përfundon me rrahje, pesë të lënduar

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

​Vëllaznimi dhe Llapi barazojnë në derbin dramatik në Gjakovë

​Vëllaznimi dhe Llapi barazojnë në derbin dramatik në Gjakovë

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën