Në delegacion ishin të pranishëm edhe Lukas Mandl, deputet i Parlamentit Evropian, njëherit themelues dhe president i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, Christoph Weidinger, ambasador i Austrisë në Kosovë, Friedhelm Frischenschlager, ish- Ministri i Mbrojtjes i Austrisë, si dhe deputetët në Parlamentin e Austrisë, Hannes Taborsky dhe Helmut Brandstätter.
Në një komunikatë të lëshuar për media, thuhet se Kurti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga Austria, derisa e ka vlerësuar si mik dhe partner të rëndësishëm të Kosovës.
Njëherit, ka vlerësuar edhe marrëdhëniet e mira bilaterale mes të dyja shteteve.
Gjatë takimit, thuhet se kanë bashkëbiseduar për projektet e përbashkëta me Austrinë, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm, e veçanërisht në projektet kulturore./teve1.info/.










