TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Marrëdhëniet Kosovë-Serbi nuk janë normale, në thelb vetëm njohje reciproke

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Marrëdhëniet Kosovë-Serbi nuk janë normale, në thelb vetëm njohje reciproke

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se statusi aktual i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është normal. Andaj sipas tij, në thelb duhet të ketë vetëm njohje reciproke.

Këto deklarata Kurti i dha në mbledhjen e 50-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, derisa shtoi se Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë e përkushtuar në marrëveshjen përfundimtare të dialogut.

“Kemi qenë dhe do të jemi të përkushtuar parimor, konstruktiv e kreativ në dialog. Dialogu në Bruksel është dialog për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Statusi aktual i marrëdhënieve nuk është normal. E status normal është ai i fqinjësisë së mirë evropian. Pra, njohje reciproke si thelb dhe reciprociteti si princip”, deklaroi Kurti.

Madje sipas Kurtit, asnjëra nga qeveritë paraprake, nuk është përballur me vështirësi të tilla të natyrës globale.

Ndër të tjerash, Kurti rikujtoi edhe njëherë që kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, e kanë bërë të qartë se pa njohur pavarësinë e Kosovës, nuk do të ketë integrime evropiane as për fqinjët e saj.

“E sa më shpejtë që e kuptojnë, aq më mirë është edhe për ta”, theksoi Kurti.

Kurti përmendi edhe tri marrëveshjet e nënshkruara nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e Berlinit, derisa theksoi se qytetarët e Kosovës do kenë përfitime të mira nga këto marrëveshje, raporton teve1.info.

“Ne kemi qenë pro aktiv për nismat siç është procesi i Berlinit. Në Berlin pas afër 2 vite negociata në nëntor të vitit 2022, janë nënshkruar tri marrëveshje nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Në tri marrëveshjet e nënshkruara qytetarët e Kosovës e fitojnë të drejtën për lëvizje të lirë dhe vetëm me letërnjoftime në tërë Ballkanin Perëndimor. Këta hapa janë shumë të rëndësishëm për konsilidimin në tregun rajonal, e që do të jetë me përfitim për ekonominë e vendeve të Kosovës dhe për qytetarët e saj. Kosova e ka parë gjithnjë që opsioni i vetëm është Evropa”, ka shtuar Kurti tutje.

Pa lënë anash edhe nismën e Ballkanit të Hapur, Kurti vlerësoi se Kosova nuk është pritur e barabartë në këtë nismë./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Opozita pritet të nxjerrë kandidat për president, jo të mbështesë Osmanin

Spahiu: Opozita pritet të nxjerrë kandidat për president, jo të mbështesë Osmanin

Musa: Dakordimi për pakon e nënkryetarëve të Kuvendit është pozitiv, shmang bllokadat

Musa: Dakordimi për pakon e nënkryetarëve të Kuvendit është pozitiv, shmang bllokadat

Dy tërmete në Tiranë – Lëkundje të forta ndihen në zonën e Kamzës

Pas tërmetit 4.8 ballësh, Komuna e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve për kujdes

Tërmeti shkakton dëme materiale në një market në Prizren, qytetari bën thirrje për qetësi dhe solidaritet

Emisioni “Info Nata” 10.02.2026

Emisioni “Info Nata” 10.02.2026

Maloku: Abdixhiku dhe Osmani kanë dëshirë për të qenë president

Maloku: Abdixhiku dhe Osmani kanë dëshirë për të qenë president

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën