Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se gjatë vitit të fundit në Kosovë, 349 punëtorë kanë pësuar aksidente në vendet e punës, 15 prej të cilëve kanë vdekur.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se në Kosovë pagat janë të ulëta, çmimet e larta e pasiguria e madhe, raporton teve1.info.
“349 punëtorë në Kosovë kanë pësuar aksidente në vendin e punës gjatë vitit të fundit – 15 prej të cilëve kanë humbur edhe jetën. Paga të ulëta, çmime të larta, pasiguri e madhe!”, thuhet në postimin e Krasniqit./teve1.info/.