TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kërkohet paraburgim për 12 zyrtarët e ATK-së dhe biznesmenin që u arrestuan dje

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 14-vjeçarit në Prishtinë

Prokuroria Themelore ne Prishtine.

Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 13 personave te ndaluar, në gjykatën kompetente. Të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Mashtrimi në detyrë”, “Dokumente të rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangie nga tatimi”.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj ka thënë për teve.info së Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 13 personave te ndaluar, në gjykatën kompetente.

Të martën janë arrestuar 13 persona janë në Prizren dhe Podujevë pas një aksioni të Policisë në dy lokacione. Prokuroria ka njoftuar se 12 prej të arrestuarve janë zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës dhe një tjetër, pronar i një biznesi.

Të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Mashtrimi në detyrë”, “Dokumente të rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangie nga tatimi”.

“Personat me inicialet M.Z., N.B., S.T., A.J., M.R., M.Z., M.B., G.Gj., A.P., V.K., A.R., Xh.H., zyrtarë të ATK-së, dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Mashtrimi në detyrë’, ashtu që të dyshuarit F.P., pronar i tri bizneseve në Prizren ia kanë njohur si të rregullta 23 fatura fiktive me vlerë prej 18 milionë euro, kinse për ndërtimin e një hoteli i cili veç ka qenë i ndërtuar më parë, e të cilat fatura i kishte pranuar nga të pandehurit të B.B. dhe B.B ( të cilët janë në kërkim) pronarë të një biznesi në Podujevë, e që dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale ‘Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin’ dhe ‘Shmangie nga tatimi’ dhe si rezultat i këtyre veprimeve, zyrtarët e ATK-së i kanë njohur të drejtën e rimburisimit të TVSH-së së zbritshme në shumën prej 2.8 milionë euro për çka ekziston edhe një Urdhër i Përmbaruesit Privat për rimbursim të detyruar nga Buxheti i Kosovës, por se kjo procedurë është pezulluar në momentet e fundit për shkak të inicimit të rastit penal ndaj të pandehurve të lartcekur”, ka theksuar Prokuroria.

Prokuroria ka thënë se të dyshuarit B.B., F.P. dhe B.B., pretendohet se me veprimet e tyre e kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës në vlerë prej 2.8 milionë euro.

Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarve në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe për të njëjtit do t’i ndërmerre veprimet e mëtejme ligjore.

Gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara, thuhet se tek i pandehuri F.M janë gjetur dhe konfiskuar një sasi armësh, tri të gjata, tri të shkurtra, pajisje elektronike, telefon e prova të tjera materiale. / teve1.info/

Tags: Kryeprokurori i Shtetit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kontrabanda e dy telefonave ndalohet në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Kontrabanda e dy telefonave ndalohet në Qendrën Korrektuese të Dubravës

“Nata e Zjarreve” në Prekaz përmbyll aktivitetet e Epopesë së UÇK-së

“Nata e Zjarreve” në Prekaz përmbyll aktivitetet e Epopesë së UÇK-së

Gjendet i vdekur i moshuari që ishte raportuar i zhdukur që nga vera e vitit të kaluar

Gjendet i vdekur i moshuari që ishte raportuar i zhdukur që nga vera e vitit të kaluar

Shtrenjtimi i karburanteve prek xhepin e qytetarëve, një litër naftë arrin gati 1.5 euro në Kosovë

DnV: Të përmbyllet pa vonesë procedura për emërimin e përbërjes së re të KQZ-së

DnV: Të përmbyllet pa vonesë procedura për emërimin e përbërjes së re të KQZ-së

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Mesazhi i Begaj për 7 Marsin: Mirënjohje për mësuesit në Shqipëri dhe diasporë

Sot afati i fundit, Qeveria ende duke punuar në komentet për Planin e zbatimit të marrëveshjes

Manxhuka i përgjigjet PDK-së: VV-ja e kandidoi Konjufcën në fund në pritje të ndonjë marrëveshjeje me opozitën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën