Ai thotë se veteranët janë jashtëzakonisht të anashkaluar nga ky miratim i projektligjit.
“Së pari duhet ta kemi të qartë si opinion, që kjo situatë e tanishme është në fakt serioze. Më shqetësuese është që nga ana e qeverise është duke u marrë shumë me “relaks”, e kjo në fakt krijon më shumë panik. Veteranët janë jashtëzakonisht të anashkaluar në këtë drejtim. Në qoftë se ata mbajnë një protestë, frika më e madhe është që mund të eskalojë, kjo nuk do jetë mirë as për qeverinë por as për Kosovën si shtet”, tha ai në një lidhje direkte në emisionin “Infonata”.
Kadrijaj tutje tha se me këtë vendim për pagën minimale, do jetë pothuajse e pamundur të ndalohen qytetarët e Kosovës të ikin nga vendi.
“Ndërsa për pagën minimale pa marrë parasysh cila do qeveri që do ishte në pushtet, në këtë rastri Albin Kurti, më këtë pagë minimale që kanë vendosur, duhet ta kenë të qartë që nuk mund ta ndalin gatishmërinë e fuqisë punëtore për t’u larguar nga vendi”, deklaroi ai.
Më tej, ai tha se veteranët nuk duhet të “përzihen” lidhur me çështjen e pagës minimale, kjo për faktin se ajo është një përkrahje për një kategori të veçantë.