TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Incidenti i Osmanit në Shkup, AAC konstaton se shërbimet e aeroportit kanë vepruar profesionalisht

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Osmani njofton se nuk do ta dekretojë Kryeprokurorin e Shtetit

Ekipi i inspektorëve të Agjencisë së Aviacionit Civil (AAC), i udhëhequr nga drejtori Dragi Stojanoski, ka rishikuar provat dhe ka bërë një kontroll të jashtëzakonshëm në TAV Maqedoni, lidhur me ngjarjen fatkeqe në të cilën ishte përfshirë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

AAC njofton se gjatë inspektimit fillestar është konstatuar se shërbimet e aeroportit përgjegjës për kontrollet e sigurisë, në përputhje me përgjegjësitë e tyre të punës, kanë vepruar në mënyrë profesionale dhe kanë respektuar rregullat e vendosura sipas rregulloreve ndërkombëtare të zbatuara, duke mos lejuar anashkalimin e standardeve dhe procedura edhe nën presionin e personave që shoqëronin pasagjerin.

“Refuzimi për të kryer kontrollet standarde të sigurisë me të njëjtët pasagjerë, sipas të dhënave, ka ndodhur edhe në vitin 2022 dhe 2023 kur kontrollet e sigurisë pranohen vetëm pasi piloti i avionit ka refuzuar të pranojë pasagjerë në avion pa u kryer një kontroll sigurie. Nëse zyrtarët në TAV Maqedoni do të vepronin ndryshe nga rregullat e përcaktuara dhe do të lejonin lëshime dhe shmangie të procedurave të parapara, do të përballeshin me sanksione serioze nga Agjencia e Aviacionit Civil si organ përgjegjës për rregullimin e tyre”, theksojnë nga AAC.

Meqenëse këto janë standarde ndërkombëtare të pranuara përgjithësisht, nëse dikush dyshon në besueshmërinë e tyre, ata rekomandojnë të aplikojnë të njëjtën praktikë në një nga aeroportet ndërkombëtare evropiane, në mënyrë që të jenë të sigurt për zbatimin e tyre, raporton Alsat M.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në Maqedoni në një konferncë me kryeministrin maqedonas tha se po presin raportin zyrtar për këtë çështje dhe ajo çfarë i ka ndodhur presidentes Osmani ka qenë e rëndë.

Edhe kryeministri maqedonas Mickoski tha se ndien keqardhje për këtë rast.

Por, presidenca kishe reaguar pas këtyre deklaratave siç kanë thënë për mos “trajtim serioz” të situatës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vetura godet një fëmijë në Pejë, dërgohet në spital për trajtim

​DHTIK dhe ATK forcojnë dialogun me komunitetin e biznesit

​DHTIK dhe ATK forcojnë dialogun me komunitetin e biznesit

Haxhiu pranon letrat kredenciale të ambasadorit të Guinesë, diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit

Haxhiu pranon letrat kredenciale të ambasadorit të Guinesë, diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Nëse s’zgjidhet Presidenti deri më 6 tetor, këto janë dy datat e mundshme për zgjedhje

“Buka e gojës nuk guxon të paguhet me jetë”, Ramadani reagon për vdekjet në KEK

Ramadani: U dështoi loja pushtetarëve, deri më 6 tetor ose zgjidhet Presidenti ose shkohet në zgjedhje

6 tetori, afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit

Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve në Suharekë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, dy të tjerë për ndërtime të kundërligjshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën