tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Hovenier pas takimit me Kurtin: De-eskalimi i situatës në veri, urgjencë

tëvë1 nga tëvë1
01/06/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, tha se patën një diskutim të mirë rreth situatës në veri të vendit, por se nuk ka arritur t’ia ndërrojë mendjen kryeministrit Kurti.

Hovenier tha se në këtë takim ka theksuar edhe njëherë qëndrimin e ShBA-së, për nevojën e menjëhershme të depërshkallëzimit të situatës dhe për mënyrat se si mund të arrihet me tërheqjen e njësive speciale dhe kryetarëve nga zyrat e komunave veriore.

“Folëm veçanërisht për problemet aktuale, situatën ne veri të Kosovës. Ja përsërita edhe njëherë qëndrimin e ShBA-së,  siç është shprehur edhe sekretari Blinken, për nevojën e marrjes së hapave të menjëhershëm për depërshkallëzim të situatës. Depërshkallëzimi mund të arrihet nëse kryetarët nuk punojnë nga zyrat dhe nëse njësitë speciale tërhiqen. Nuk mund të them se ja ndërrova mendjen Kurtit, por patëm një diskutim të mirë dhe është e qartë ajo që ShBA thotë se duhet të ndodhë. Folëm edhe për implementim e marrëveshjes me Serbinë dhe qe situata në veri është në dëm të saj. ShBA do ta inkurajojë Kosovën edhe më tutje për depërshkallëzim, po ashtu edhe Qeverinë e Serbisë.”, ka thënë ambasadori amerikan.

I pyetur për sanksionet e ShBA-së ndaj Kosovës, Hovenier tha se nuk do t’i quante ashtu, por do t’i quante pasoja.

“Ka pasur pasoja, s’do t’i quaja sanksione. Shpresoj të mos ketë më pasoja, megjithatë ShBA po shqyrton mundësitë për depërshkallëzim të situatës”, ka shtuar Hovenier tutje.

Tjetër largim nga Kosova, edhe Berisha kalon te Shqipëria

04/10/2023

Hovenier: SHBA-ja, e gatshme ta këshillojë Kosovën për statutin e Asociacionit

04/10/2023

Ndryshojnë linjat e Trafikut Urban

04/10/2023

Shefja e UNMIK-ut me konsulta të rregullta në Beograd, para seancës së Këshillit të Sigurisë për Kosovën

04/10/2023

Konjufca: Nëse s’ka kapacitet për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk ja vlen me ekzistu legjislatura

04/10/2023

Nuk votohet asnjë marrëveshje ndërkombëtare

04/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.