TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Arrestohen 9 persona në Gjermani e Holandë, dyshohen se planifikuan sulme terroriste

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Arrestohen 9 persona në Gjermani e Holandë, dyshohen se planifikuan sulme terroriste

Nëntë persona nga Azia qendrore janë arrestuar në Gjermani dhe Holandë të enjten në lidhje me dyshimet se po planifikonin sulme terroriste, në linjë me ideologjinë e Shtetit Islamik, raporton agjencia AP.

Shtatë burra të arrestuar në Gjermani janë akuzuar për themelimin e një “grupi terrorist vendas” dhe për mbështetje të grupit të Shtetit Islamik, thanë prokurorët federalë gjermanë.

Reklamë

Të gjithë e njihnin njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, kishin pikëpamje radikale islamike dhe hynë në Gjermani pothuajse në të njëjtën kohë, pak pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, vitin e kaluar.

Ka dyshime se vitin e kaluar, të njëjtit kanë formuar një grup që synonte të kryente sulme në Gjermani. Sipas prokurorëve, grupi ishte në kontakt me një degë të IS-it, “Provinca Khorasan e Shtetit Islamik”.

Anëtarët e saj kishin kontrolluar objektivat e mundshme në Gjermani dhe u përpoqën të blinin armë, por “nuk kishte asnjë plan konkret për sulm në kohën e arrestimit të sotëm”, thanë prokurorët në një deklaratë.

Ndërkohë në Holandë, autoritetet thanë se një burrë 29-vjeçar nga Azia qendrore dhe gruaja e tij 31-vjeçare, të cilët jetonin në vend që nga viti i kaluar, u arrestuan me dyshimin për veprën penale “për përgatitje të sulmit terrorist”.

Burri dyshohet gjithashtu se u anëtarësua në grupin e Shtetit Islamik.

Policia dyshon se burri “ishte urdhëruar për planifikimin e një sulmi terrorist”, tha shërbimi i prokurorisë në një deklaratë.

Prokurorët gjermanë thanë se personi i arrestuar në Holandë i përkiste grupit të formuar nga të dyshuarit e tjerë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Serbia kundërshton moscertifikimin e Listës Serbe nga Kosova

Serbia kundërshton moscertifikimin e Listës Serbe nga Kosova

Operacioni izraelit “Qerret e Gideonit” ka lënë të vrarë 9,073 civilë të paarmatosur në Gaza që nga maji

Koalicioni për Lirinë e Medias kërkon nga Izraeli që të lejojë menjëherë hyrjen e mediave të huaja në Gaza

Koalicioni për Lirinë e Medias kërkon nga Izraeli që të lejojë menjëherë hyrjen e mediave të huaja në Gaza

Ukraina dëshiron sqarime për garancitë e sigurisë para takimit me Putinin

Ukraina dëshiron sqarime për garancitë e sigurisë para takimit me Putinin

Bugaqku: Vendimi për Listën Serbe, i pabazë dhe populist

Bugaqku: Vendimi për Listën Serbe, i pabazë dhe populist

Emisioni “Info Nata” 21.08.2025

Emisioni “Info Nata” 21.08.2025

“Nëse ka fakte, t’i pështyjmë në fytyrë!” – Tahiri për partitë ish-opozitare që “bashkëpunojnë” me Listën Serbe

“Nëse ka fakte, t’i pështyjmë në fytyrë!” – Tahiri për partitë ish-opozitare që “bashkëpunojnë” me Listën Serbe

Vdes edhe 19-vjeçari pas aksidentit ku humbi prindërit

Vdes edhe 19-vjeçari pas aksidentit ku humbi prindërit

OSBE kërkon nga Kuvendi i Kosovës të zgjedhë sa më parë anëtarët e rinj e Bordit të RTK-së

OSBE: Për zgjedhje të lira kërkohet pjesëmarrja e plotë e të gjitha komuniteteve

Serbia kundërshton moscertifikimin e Listës Serbe nga Kosova

Serbia kundërshton moscertifikimin e Listës Serbe nga Kosova

Abazi: E lehtë për të dalë nga ngërçi, kthehuni te Glauk Konjufca

Abazi: E lehtë për të dalë nga ngërçi, kthehuni te Glauk Konjufca

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X