TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

A mund të arrihet një traktat paqe mes Kosovës dhe Serbisë?

Institucionet e Kosovës edhe njëherë kërkuan që midis Kosovës dhe Serbisë të ketë një Traktat të Paqes. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci thotë se kjo kërkesë e palës kosovare është e kamotshme mirëpo nuk ka marrë përkrahje nga presidenti Vuciq dhe negociatorët, derisa deputetet e pushtetit dhe opozitës thonë se një veprim i tillë është i nevojshëm.

nga Fetije Kamberi
17 Korrik, 2024
0
A A
Lufta në Ukrainë vështirëson dialogun Kosovë-Serbi

Më 24 shtator të vitit 2023, bandat kriminele të Serbisë hynë ilegalisht në territorin e Kosovës.

E nga ky sulm, mbeti i vrarë një polic i Republikës, Afrim Bunjaku.

Që një situatë e tillë të mos përsëritet, institucionet e Kosovës po kërkojnë një Traktat të Paqes.

Madje, ministri i mbrojtjes Ejup Maqedonci po thotë se kjo kërkesë ka qenë e kamotshme, mirëpo nuk u pranua nga pala serbe dhe negociatorët.

“Ka qenë në fakt propozimi i parë në bisedime i Kryeministrit Kurti për marrëveshjen 6 pikëshe të mos-sulmimit dhe mos-agresionit të ndërsjellë, si hap i parë para se të hynim në dialog. Ky draft nuk ishte përkrahur nga Presidenti Vuçiq dhe as nga negociatorët. Kjo marrëveshje do të ishte parakusht dhe garanci e përkushtimit të palëve pë dialog. Fatkeqësisht ky draft nuk u pranua dhe më pas procesi i dialogut u përcollë me zhvillime të rrezikshme siç ishte agresioni më Banjskë, kidnapimi i tre policëve të Kosovës nga forcat e rregullta të uniformuara të Serbisë, brenda territorit të Kosovës dhe aktet e tjera të agresionit dhe kërcënimit konvencional ushtarak nga Serbia. Ende vlerësoj që këto rreziqe mund të ishin shmangur sikur të kishim një marrëveshje mos-sulmimi nga të dyja shtetet në fazën e para-dialogut. Kjo marrëveshje nuk do të nën kuptonte asesi falje të gjenocidit dhe krimeve të luftës por do të vendoste ambient shumë më të përshtatshëm për dialog. Në mungesë të kësaj marrëveshje Serbia vendosi dhe vazhdon të mbajë dy të tretat e kapaciteteve të saj ushtarake në jug të territorit të saj dhe përgjatë kufirit me Republikën e Kosovës, si mënyrë kërcënimi për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës. Mirëpo, tanimë gjendemi në një momentum të ri dhe zbatimi i marrëveshjes bazë duhet të mbetet prioritet i palëve, kurse prioritet i institucioneve tona ruajtja e sovranitetit dhe rendit e ligjit të vendosur tashmë edhe në katër komunat veriore të vendit tonë”, u shpreh Maqedonici.

Një veprim të tillë e sheh të domosdoshëm deputetja nga pushteti, Arbreshë Kryeziu, edhe pse ajo personalisht nuk pret paqe prej Serbisë dhe udhëheqësve të saj.

“Kështu që unë mendoj që një veprim i tillë është i nevojshëm sepse në të kundërtën nuk mund të kesh paqe me një shtet që mendon se si të aneksoj një shtet tjetër dhe si të organizoj sulme terroriste në një shtet tjetër në kohën kur Bashkimi Evropian si ndërmjetës po synon që të normalizoj raportet dhe që të këto vende të i çoj drejt një raporti më të mirë fqinjësor ndryshe prej atij që e kemi pasur deri më tani”, ka thënë ajo.

Nga ana tjetër, deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi thotë se procesi patjetër duhet të mbyllet me një marrëveshje paqeje.

“Tani ne kemi dialogun që është si proces që është iniciuar nga OKB-ja, është një proces ku janë zotuar të gjitha palët që do të jenë pjesë, e kemi Bashkimin Evropian i cili e monitoron, i kemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat janë të angazhuara në këtë proces, prandaj ne kemi një proces i cili është që nga viti 2011-të dhe i cili duhet të përmbyllet patjetër më një marrëveshje ku njohja e ndërsjellë duhet të jetë në qendër e mund të quhet edhe Traktat Paqe”, shprehet Musliu-Shoshi.

Televizioni ka kërkuar përgjigje edhe nga Bashkimi Evropian për këtë kërkesë të palës kosovare, mirëpo të njëjtit nuk kanë dhënë detaje.

Tags: "Traktati i Paqes"KosovaSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori për takimin e partive me Osmanin: Mezi e presin rrugëdaljen, do shkojnë me skenare

Drenori për takimin e partive me Osmanin: Mezi e presin rrugëdaljen, do shkojnë me skenare

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Emisioni “Info Nata” 14.05.2025

Emisioni “Info Nata” 14.05.2025

Bologna fiton Kupën e Italisë, “trondit” Milanin në finale

Bologna fiton Kupën e Italisë, “trondit” Milanin në finale

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Korenica e Emërllahu fitojnë Kupën në Rumani

Korenica e Emërllahu fitojnë Kupën në Rumani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X