TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A ishte në burg Faton Hajrizi për vrasjen e ushtarit rus?

Ka një javë që i dënuari me 25 vjet burgim, Faton Hajrizi gjendet në arrati. Ky i fundit në vitin 2000, kishte vrarë një ushtar rus të KFOR-it, vepër të cilën pohon se e kreu në vetëmbrojtje pasi dëgjoi disa krisma dhe u frikësua nga një objekt që ushtari rus po e mbante në duar. Por, këto fakte nuk kishte arritur t’i argumentonte në gjykatore vet Hajrizi. Tëvë1 ka siguruar ekskluzivisht aktvendimin për këtë rast dhe të gjitha detajet, i ndjekim në storien në vazhdim.

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
Shteti e kërkon, Hajrizi shfaqet në Tik-Tok

Mesditën e 29 shkurtit, ishte në sheshin e Skenderajt

Atë ditë të vitit 2000, 15 vjeçari Faton Hajrizi, iu afrua një ushtari rus të KFOR-it.

E pak minuta më vonë, ky i fundit do të përfundonte i vrarë, nga Faton Hajrizi.

Por, cili ishte epilogu i këtij rasti në gjykatore?

Për këtë, Tëvë1 ka pyetur në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Sipas një aktvendimi nga kjo gjykatë, Faton Hajrizi për vrasjen e ushtarit rus, iu shqiptua vetëm masa edukuese e cila do të zgjaste nga 1 deri në 5 vjet.

Madje kjo masë, atëkohë të miturit, iu shqiptuar pasi kjo lëndë, u bashkua edhe me disa të tjera, përfshirë një tentim vrasje dhe gjashtë raste të vjedhjeve të rënda.

Këtë vendim e mori trupi gjykues, i kryesuar gjyqtarja ndërkombëtarë për të mitur, Renate Winter.

“Këto masa edukuese do të zgjasin prej 1 (një) deri në 5 (pesë) vite, kohë për të cilën do të vendosë gjykata më vonë. Shpenzimet e procedurës penale do të mbulohen (paguhen) nga Buxheti i Gjykatës”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në arsyetimin e këtij vendimi, janë sqaruar edhe rrethanat se si ndodhi e gjithë ngjarja, ku mbeti i vrarë ushtari rus, I.K.

Më datë 29.02.2000 rreth orës 14:45 në sheshin pranë Qendrës Kulturore, i mituri Faton Hajrizi, i mori jetën ushtarit I.K, anëtar i KFOR-it rus, gjatë kohës që ai ishte në shërbim ushtarak. Fëmija shfrytëzoi rastin për të marrë nga automjeti ushtarak në mbikëqyrjen e ushtarit K., armën AK-47 në momentin kur ushtari i shpërqendruar – po shikonte jashtë automjetit. Pas kësaj fëmija u largua me vrap dhe në momentin që i ndjeri, fillon ta ndjek me qëllim që t’i marri armën e vjedhur mbrapsht, Fatoni ndalet dhe qëllon me armën e vjedhur nga një distancë prej disa metrash në drejtim të tani të ndjerit. Si rezultat i kësaj, ushtari K, është qëlluar në pjesën e sipërme të anës së majtë të trupit, në gjoks dhe bark. Këta plumba i kanë shkaktuar plagë të rënda penetruese në trup dhe si rezultat ushtari rus vdes në spitalin rus të KFOR-it me 02.03.2000”, thuhet në vendim.

Por, cfarë kishte deklaruar vet Faton Hajrizi para trupit gjykues?

“Ai ka deklaruar se ka qëlluar në drejtim të ushtarit, por ka shtuar se e ka kryer këtë veprim pasi ka dëgjuar krisma ndërsa po largohej me vrap. Gjithashtu ai është frikësuar nga një objekt të cili ushtari e ka patur në dorë ndërsa po e ndiqte. Fatoni gjithashtu ka deklaruar se arsyeja pse ai u është afruar tani të ndjerit ishte “që të mund të bisedonte në mënyrë miqësore me ushtari që kishte kontribuar në çlirimin e vendit të tij…dhe të ndizte një cigare pas byrekut që sapo e kishte ngrënë.”

Por këto pretendime, Hajrizi nuk kishte arritur t’i faktonte në gjykatë.

“Përdorimi i dhunës nga ana e fëmijës me qëllim që të mbante armën e vjedhur është vendosur në momentin kur ai ka qëlluar në drejtim të tani të ndjerit, ndërsa i ndjeri po e ndiqte atë për të marrë armën e vjedhur mbrapsht. Fëmija deklaroi se ai ishte frikësuar nga krismat që kishte dëgjuar përpara se të drejtonte armën ndaj të ndjerit, por asnjë krismë përpara krismës së tij në drejtim të ushtarit nuk ishte dëgjuar….Avokatja mbrojtëse dhe fëmija argumentuan në seancën kryesore se i mituri po vepronte në kushte të vet-mbrojtjes duke u ndjerë i frikësuar nga objekti që tashmë i ndjeri mbante në duar. Kur argument nuk gjen mbështetje nga faktet e dhëna në këtë çështje. Asnjë objekt nga i cili fëmija mund të ishte frikësuar nuk është gjetur pranë ushtarit të plagosur apo mbi të. Si rrjedhojë, gjykata me të drejtë arrinë në përfundim se tani i ndjeri, ushtari i KFOR-it rus, K. Në asnjë mënyrë nuk e ka frikësuar fëmijën”, thuhet në vendim.

Vet Hajrizi dhe avokatja e tij,në gjykatore i kishin shprehur keqardhje familjes së ushtarit rus për rastin.

Në këtë aktvendim, po ashtu thuhet se gjykata arriti në përfundim që Faton Hajrizi nuk veproi në mënyrë të arsyeshme, pasi në moshën që e kishte, duhej të largohej nga automjeti ushtarak siç edhe iu kërkua.

Tags: Faton Hajrizi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Peci: Thaçi kontribuoi në ndarjen e Kosovës, Hashimi dhe Albini për Mitrovicën dy anë të kundërta të medaljes

Peci: Thaçi kontribuoi në ndarjen e Kosovës, Hashimi dhe Albini për Mitrovicën dy anë të kundërta të medaljes

Peci tregon pse për Kurtin është e rëndësishme fitorja në Mitrovicë të Jugut

Peci tregon pse për Kurtin është e rëndësishme fitorja në Mitrovicë të Jugut

Peci: Kurti, lideri i vetëm shqiptar që pas Ismail Qemalit riktheu 17% të territorit me vetëm një hero

Peci: Kurti, lideri i vetëm shqiptar që pas Ismail Qemalit riktheu 17% të territorit me vetëm një hero

Dhunohet një grua në Ferizaj, lirohet i dyshuari

Dyshohet se një 15-vjeçare u dhunua në Skenderaj, u larguan nga strehimorja bashkë me shoqen e saj

Peci: Thaçi kontribuoi në ndarjen e Kosovës, Hashimi dhe Albini për Mitrovicën dy anë të kundërta të medaljes

Peci: Thaçi kontribuoi në ndarjen e Kosovës, Hashimi dhe Albini për Mitrovicën dy anë të kundërta të medaljes

Peci tregon pse për Kurtin është e rëndësishme fitorja në Mitrovicë të Jugut

Peci tregon pse për Kurtin është e rëndësishme fitorja në Mitrovicë të Jugut

Hamasi: Kemi marrë garanci se lufta ka përfunduar

Hamasi: Kemi marrë garanci se lufta ka përfunduar

Peci: Qeverisja në Mitrovicë të Jugut më e dështuara, Hamza e Tahiri dështakë

Peci: Qeverisja në Mitrovicë të Jugut më e dështuara, Hamza e Tahiri dështakë

Peci: Kurti, lideri i vetëm shqiptar që pas Ismail Qemalit riktheu 17% të territorit me vetëm një hero

Peci: Kurti, lideri i vetëm shqiptar që pas Ismail Qemalit riktheu 17% të territorit me vetëm një hero

“Këndi i Debatit” 09.10.2025

“Këndi i Debatit” 09.10.2025

Shqiptarët synojnë Butelin

Shqiptarët synojnë Butelin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën