Pavarësisht paralajmërimeve 18 – vjeçarja nga Peja as të hënën nuk është kthyer në shkollën “Bedri Pejani” për të vijuar mësimin pasi ishte përjashtuar për shkak të bartjes së mbulesës.
Drejtori i kësaj shkolle, Musa Nikqi ka thënë për Tëvë 1 se janë në pritje të një vendimi nga Drejtoria e Arsimit pas kërkesës së MASHT-it për kthimin e vajzës në shkollë.