Gjendja e portierit të Paris Saint-Germain, Sergio Ricos i cili u rrëzua dhe godit nga kali në kokë, duket se është shumë e rëndë.
Ndërsa ditën e enjte u njoftua nga spitali Virgen del Rocio në Sevilje, ku ndodhet spanjolli se i kishin hequr qetësuesit që e mbanin në gjendje kome, sot situata është rënduar.
Mediat spanjolle bëjnë me dije se Sergio Rico është kthyer sërish në koma, ndërsa nuk dihen të tjera detaje.











