TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

17 prona iu kthehen shqiptarëve në veri të Mitrovicës, 34 të tjera në proces

nga Fidan Zejnullahu
11 muaj më parë
0
A A
17 prona iu kthehen shqiptarëve në veri të Mitrovicës, 34 të tjera në proces

Në vitet e fundit, shqiptarëve që jetonin në veriun e vendit, kanë filluar t’u rikthehen pronat e tyre. Nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, kanë bërë të ditur se 17 pronarëve të ligjshëm iu rikthyen pronat, ndërsa 34 të tjera janë në fazën fillestare, ku uzurpatorëve u janë dërguar njoftimet. Nga kjo agjenci kanë shpjeguar edhe hapat që marrin deri të lirimi i një prone të uzurpuar.

Materiali ka arritur me kohë.

Edhe rinovimet kanë filluar.

Janë punimet që pronarët shqiptarë po i bëjnë në pronën e tyre pas 25 vitesh.

E gjitha kjo në sheshin “Car Lazari” në Mitrovicën e Veriut.

Nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, për Tëvë1, kanë bërë të ditur se gjatë fazës së parë, i shpërndanë 27 njoftime për lirimin e pronave të uzurpuara në komunat veriore.

E nga to, deri më tani plot 17 prona iu kthyen pronarëve të vërtetë.

“Për të shmangur masat e detyrueshme ligjore për lirimin e pronave nga shfrytëzuesit e paligjshëm, AKKVP ka bërë përpjekje të vazhdueshme duke komunikuar dhe bashkëpunuar me qytetarët dhe të gjitha palët e përfshira në proces. Si rezultat, 17 raste janë zgjidhur gjatë kësaj periudhe. Pas verifikimit dhe konstatimit nga ana e AKKVP-së për lirimin e tyre, këto prona u janë kthyer pronarëve të ligjshëm”, thuhet nga AKKVP.

Nga kjo agjenci thonë se kanë shpërndarë edhe 24 njoftime të tjera për lirimin e pronave, raste këto në fazën fillestare.

Por cilat janë hapat që Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, merr deri tek lirimi i një prone të uzurpuar?

“Roli dhe angazhimi maksimal i AKKVP-së në lirimin e pronave përfshin një sërë aktivitetesh dhe procedurash, duke filluar nga njoftimi i shfrytëzuesve të paligjshëm deri te lirimi i pronave, qoftë në mënyrë vullnetarë, apo përmes mjeteve ligjore të ndërmarra nga AKKVP. Prandaj, është e rëndësishme të theksohet roli dhe puna e Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në mbrojtjen e të drejtave pronësore të qytetarëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe në kthimin e pronave tek pronarët e ligjshëm, në përputhje me mandatin e saj ligjor”, thuhet nga AKKVP.

E profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, thotë se pronarët e këtyre pronave jetuan me qira që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

“45 Kanë qenë të uzurpuara, të demoluar dhe pronarët e këtyre pronave duke banuar me qira në jug të qytetit janë rraskapitur ekonomikisht dhe nuk kanë mundësi që ato më i rinovuar dhe akoma banesat kanë ngelur të zbrazura dhe  të demoluar”, tha Spahiu.

Ndërkohë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit kanë bërë të ditur se AKP menaxhon vetëm me prona të Ndërmarrjeve shoqërore dhe nuk zhvillon asnjë proces të kthimit të pronave. /teve1.info/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pjesë, policia nis hetimet

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pjesë, policia nis hetimet

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes një ndër temat në takimin e Kurtit me zyrtarin amerikan

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes një ndër temat në takimin e Kurtit me zyrtarin amerikan

LVV nuk e ndërron kandidaten, PDK, LDK e AAK kërkojnë reflektim

Deputetët presin interpretimin e ri të Gjykatës Kushtetuese

Auto Draft

Vazhdojnë punimet për urën mbi Ibër, Durmishi: E gatshme në shtator

Jack Smith nën hetim, dyshohet për ndërhyrje në zgjedhje

Jack Smith nën hetim, dyshohet për ndërhyrje në zgjedhje

Presidenti i Kroacisë i bën thirrje qeverisë të ndërpresë tregtinë e armëve me Izraelin

Presidenti i Kroacisë i bën thirrje qeverisë të ndërpresë tregtinë e armëve me Izraelin

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pjesë, policia nis hetimet

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pjesë, policia nis hetimet

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes një ndër temat në takimin e Kurtit me zyrtarin amerikan

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes një ndër temat në takimin e Kurtit me zyrtarin amerikan

Berisha largohet nga Molde

Berisha largohet nga Molde

Gallapeni e nis me fitore te Lodzi

Gallapeni e nis me fitore te Lodzi

Xhaka debuton me humbje te Sunderlandi, bartë shiritin e kapitenit

Xhaka debuton me humbje te Sunderlandi, bartë shiritin e kapitenit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X