TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

16 vjet nga opinioni i GJND-së, vlerësohet gurthemel i shtetësisë së Kosovës

16 vite më parë opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, u bë gurthemel i shtetësisë së Kosovës. Në GJND, Kosova vlerësohet se fitoi edhe për faktin se Serbia e formuloi jashtëzakonisht keq pyetjen e saj.

by Arlind Beqiraj
2 muaj ago
0 1
A A

Në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare nuk ishte.

Kështu vlerësoi më 22 korrik 2010 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, duke konfirmuar se akti i shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008 nuk kishte shkelur normat e së drejtës ndërkombëtare.

Me dhjetë vota pro dhe katër kundër, gjyqtarët e GJD-së  vendosën në favor të Kosovës, plot 16 vite më parë.

Procesi në këtë gjykatë kishte nisur pas kërkesës së Serbisë, e cila përmes Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kërkoi vlerësim juridik për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tregon pse Kosova e fitoi këtë rast.

“Kosova, si të themi, e ka fituar këtë rast për arsye shumë të thjeshta sepse pyetja që është dërguar nga Serbia ka qenë pyetje e hartuar jashtëzakonisht keq, e cila ia ka lehtësuar sadopak punën GJND-së për të marrë vendimin që e ka marrë”, shprehet Miftaraj.

Ai tha se ky vendim shkoi në favorin e Kosovës në disa aspekte.

“Në një farë mënyre u delegjitimua kërkesa e Serbisë apo ofensiva e saj që shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në kundërshtim me rendin botëror, dhe e dyta ishte një legjitimim i shteteve të cilat kishin lobuar dhe lobojnë për njohje të reja”, shpjegon ai.

Kësisoj, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Elbasan Osmani,  thotë se ky vendim i gjykatës ishte i rëndësisë së lartë për shtetin e Kosovës.

“Inkurajoj një numër të madh të shteteve që të njohin pavarësinë e Kosovës, pra ky akt llogaritet si një moment i rëndësishëm politik e diplomatik për vet shtetësinë e Republikës së Kosovës”, thotë Osmani.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, theksoi se edhe pas 16 vitesh, opinioni i 22 korrikut 2010 mbetet një nga gurthemelet e legjitimitetit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës dhe një referencë e rëndësishme në afirmimin e subjektivitetit të saj në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se ky vendim forcoi subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe riafirmoi se e drejta ndërkombëtare duhet të shërbejë për paqen, lirinë dhe vetëvendosjen demokratike.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

Hereqi i Gjakovës përfshihet nga zjarret, një zjarrfikës lëndohet gjatë intervenimit

Hereqi i Gjakovës përfshihet nga zjarret, një zjarrfikës lëndohet gjatë intervenimit

Celina e shënon golin e parë në futbollin arab

Celina e shënon golin e parë në futbollin arab

Kosova fiton medaljen e dytë të artë në Kampionatin Evropian

Kosova fiton medaljen e dytë të artë në Kampionatin Evropian

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

Hereqi i Gjakovës përfshihet nga zjarret, një zjarrfikës lëndohet gjatë intervenimit

Hereqi i Gjakovës përfshihet nga zjarret, një zjarrfikës lëndohet gjatë intervenimit

Kim Mehmeti: Komunizmi në Shqipëri do të bie pas protestave në Tiranë

Kim Mehmeti: Komunizmi në Shqipëri do të bie pas protestave në Tiranë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën