TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

16 fitore rresht, vazhdon forma e lartë e Bayern Munchenit

by tëvë1
6 muaj ago
0
A A
16 fitore rresht, vazhdon forma e lartë e Bayern Munchenit

Është koha që Bayern Muncheni të merret seriozisht si kandidat i fuqishëm për ta fituar Ligën e Kampionëve në futboll. Për momentin, gjiganti i Bundesligës është ekipi që duhet mposhtur në rrugën për në finalen e majit të vitit të ardhshëm në Budapest. Se është shndërruar në ekip të “frikshëm”, Bayerni e dëshmoi edhe të martën mbrëma në “Parkun e Princave” në Paris.

Një ekip e fiton respektin e të gjithëve nëse e mposht fituesin në fuqi të Championsit. Për më tepër, Bayerni fitoi 2:1 në shtëpinë e Parisit dhe madje duke luajtur me një lojtar më pak për në pjesë të tërë të ndeshjes. Luis Diaz shënoi dy golat e Bayernit në pjesën e parë, ndërsa u përjashtua pa shkuar skuadrat në pushim për ndërhyrje të ashpër në Achraf Hakimin.

Mënyra e lojës së Bayernit ndryshoi, por të përzgjedhurit e Vincent Kompany u shfaqën të suksesshëm edhe duke u mbrojtur. Ekipi gjerman qëndroi i bashkuar, ndërsa Manuel Neur bëri disa pritje vendimtare. Sulmuesi Harry Kane u angazhua me shumë përkushtim, si të gjithë lojtarët e tjerë të Bayernit. Kështu skuadra bavareze e shënoi fitoren e 16-të rresht. Është seri e pabesueshme e fillimit të edicionit. Bayerni i ka fituar të gjitha 16 ndeshjet garuese të edicionit 2025/2026.

Trajneri Kompany është i kujdesshëm për ta mbajtur skuadrën “me këmbë në tokë”.

“Gjëja më e rëndësishme për mua është që kur të ketë entuziazëm unë t’u them lojtarëve që mos të besojnë atë që thonë të tjerët, që nuk janë aq të mirë. Por nëse vjen paraqitja e keqe, nuk jemi as shumë keq po ashtu”, ka thënë Kompany pas ndeshjes në Paris.

“Kemi fituar 16 ndeshje dhe nesër kthehemi në zero. Duhet ta fitojmë ndeshjen e radhës. Të mbrohemi me dhjetë lojtarë është një gjë që na duhet gjatë edicionit”, ka shtuar ish-mbrojtësi i njohur.

Kur skuadra ishte e kompletuar, Bayerni ka rrezikuar shumë herë Parisin përmes kundërsulmeve. Rezultati 2:0 i pjesës së parë ka mundur të jetë edhe më i thellë.

“ESPN” shkruan se Bayerni meriton statusin e favoritit në Champions, pasi ka dëshmuar se e zotëron shumë mirë lojën sulmuese dhe atë mbrojtëse.

“11 kundër 11 Bayerni ishte më i fortë. Pa asnjë dyshim”, ka thënë trajneri i PSG-së, Luis Enrique.

Dominimi në Gjermani ndoshta nuk tregon shumë për Bayernin, pasi kjo skuadër ka fituar 12 tituj të Bundesligës në 13 vjetët e fundit. Për këtë edhe seria e nëntë fitoreve në Bundesligë, duke përfshirë ato ndaj Dortmundit dhe Leverkusenit, nuk ka bindur të gjithë. Kështu, Championsi është matësi më i mirë. Dhe Bayerni fitoi ndaj skuadrës më të mirë të edicionit të kaluar.

Ka skuadra të tjera që mund ta rivalizojnë e ndoshta edhe ta mposhtin Bayernin. Por momentalisht skuadra e Kompany po duket e pandalshme.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministri shqiptar i sportit: Prishtina dhe Durrësi po ndërtojnë një histori të re për sportin mesdhetar

Ministri shqiptar i sportit: Prishtina dhe Durrësi po ndërtojnë një histori të re për sportin mesdhetar

Kosova mund të luajë miqësore me Gjermaninë, politikani gjerman kontakton me kryeministrin Kurti

Kosova mund të luajë miqësore me Gjermaninë, politikani gjerman kontakton me kryeministrin Kurti

Zyrtare: Bayern Munich vazhdon kontratat me dy portierët e skuadrës

Zyrtare: Bayern Munich vazhdon kontratat me dy portierët e skuadrës

Ferizaj – Dukagjini, dalin në shitje biletat për finalen e Kupës së Kosovës

Ferizaj – Dukagjini, dalin në shitje biletat për finalen e Kupës së Kosovës

Incident në Eurovision, delegacionit serb i pengon flamuri i Kosovës

Incident në Eurovision, delegacionit serb i pengon flamuri i Kosovës

Nisin punimet për rrugën Rancë–Greiçec, investimi rreth 370 mijë euro

Nisin punimet për rrugën Rancë–Greiçec, investimi rreth 370 mijë euro

Performanca e Alis, BBC: Një performancë emocionuese nga Shqipëria

Performanca e Alis, BBC: Një performancë emocionuese nga Shqipëria

Rama: Mbi 30 intervenime në Prishtinë pas reshjeve dhe vërshimeve

Rama bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe

“Isha duke e bartur shokun tim e s’e dija”-rrëfime prekëse për dëshmorin Muhamet Kabashi

“Isha duke e bartur shokun tim e s’e dija”-rrëfime prekëse për dëshmorin Muhamet Kabashi

27-vjet pa Ukshin Hotin, shoku i qelisë kujton fjalët e fundit të profesorit

27-vjet pa Ukshin Hotin, shoku i qelisë kujton fjalët e fundit të profesorit

Hasani: Pa nënkryetarin serb, Kuvendi s’është i konstituuar

Kandidatet gra në lista – Vetëvendosje 39, një më pak LDK, dy më pak PDK e AAK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën