TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

15 vjet nga vendimi i GJND-së – Në Hagë u vulos pavarësia e Kosovës

Sot, 15 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Avokati i njohur britanik, Toby Cadman, tha për Tëvë1 se kjo ditë ishte një pikë kthese në historinë e Kosovës.

by Shpat Blakcori
7 muaj ago
0 0
A A

Sot, 15 vjet më parë në Hagë të Holandës u vulos pavarësia e Kosovës.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se shpallja e pavarësisë së shtetit më të ri në Evropë,  më 17 shkurt 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Nga 14 gjyqtarë, 10 votuan në favor të këtij vendimi ndërsa 4 prej tyre kundërshtuan.

Ndryshe, ky vendim i dha një goditje të fortë diplomatike Serbisë që e kundërshtonte pavarësinë e Kosovës.

Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, thotë se vendimi i GJND-së për pavarësinë e Kosovës është ndër ngjarjet më të rëndësishme historike për vendin.

“Unë konsideroj që pas konferencës së Rambujes dhe shpalljes së pavarësisë, është vendimi më i fuqishëm, i cili ka vulosur në një mënyrë veprimin e Kuvendit të Kosovës që e ka shpallur pavarësinë. Natyrisht që ishte gabim i rëndë nga Serbia që e dërgoi këtë çështje në Gjykatën Ndërkombëtare sepse ia rrëzuan poshtë kërkesën dhe na dhanë të drejtë neve”, ka thënë Haliti

E për avokatin e njohur britanik, Toby Cadman, ky vendim nga GJND-ja ishte një pikë kthese për Kosovën ndërsa për Serbinë nënkuponte disfatë të rëndë.

“Vendimi në fjalë kishte një rëndësi të jashtëzakonshme dhe domethënie të thellë për Kosovën si një shtet i sapo shpallur i pavarur. Për një vend që po dilte nga vite të tëra shtypjeje sistematike, diskriminimi dhe dhune nga autoritetet serbe, njohja ndërkombëtare nuk ishte thjesht simbolike – ishte thelbësore për mbijetesë dhe dinjitet. Vendimi ishte një pikë kthese për Kosovën, që përfaqësonte një rrugë drejt legjitimitetit dhe vetëvendosjes, ndërsa për Serbinë përbënte një sfidë ndaj narrativës kombëtare dhe interesave politike, duke nxitur kundërshtim të vazhdueshëm dhe përpjekje për të zbehur ose anuluar efektet e tij”, ka thënë Cadman.

Deklarata e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë u dha pas një ankese që Serbia kishte dërguar në këtë organ të drejtësisë, kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kaçiu: Dosjet Epstein ‘shok’ për sistemin demokratik dhe kapitalist, elita të përfshira

Kaçiu: Dosjet Epstein ‘shok’ për sistemin demokratik dhe kapitalist, elita të përfshira

Bërxuli: Dosjet e Epstein po përdoren për luftë politike

Bërxuli: Dosjet e Epstein po përdoren për luftë politike

Djali dyshohet se goditi babain me spëtaë në Deçan

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

Brenda pak ditësh certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

“Këndi i Debatit” 05.02.2026

“Këndi i Debatit” 05.02.2026

Djali dyshohet se goditi babain me spëtaë në Deçan

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

Brenda pak ditësh certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

Pllaka përkujtimore ku ra heroi Ali Ajeti në gjendje të mjerueshme, shqetësohet familja

Pllaka përkujtimore ku ra heroi Ali Ajeti në gjendje të mjerueshme, shqetësohet familja

Pjesëtarja e FSK-së fiton rastin në Gjykatë për mospagesën e orëve shtesë

Pjesëtarja e FSK-së fiton rastin në Gjykatë për mospagesën e orëve shtesë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën