TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

15 pjata tradicionale nga e gjithë bota që përgatiten gjatë festave

nga Besarta Mehmeti
3 vjet më parë
0
A A
15 pjata tradicionale nga e gjithë bota që përgatiten gjatë festave

Në varësi të vendit ku jetoni, disa ushqime që konsiderohen si pjesë normale e festës, mund të duken krejtësisht të çuditshme për të tjerë.

Dhe nëse jeni kuriozë të njihni disa nga pjatat tipike festive në mbarë botën, AgroWeb.org ju njeh me 15 prej tyre më poshtë.

Francë – Bûche de Noël

Kjo është një ëmbëlsirë që shërbehet në Francë gjatë sezonit të Krishtlindjeve.

Bûche de Noël përkujton traditën e prerjes dhe djegies së një trungu të zgjedhur posaçërisht të njohur si trungu i Yule. Kjo traditë pagane është futur në festën e krishterë shumë shekuj më parë.

Edhe pse ka shumë variante, një nga llojet më të zakonshme përgatitet me krem të trashë, pluhur kakao, vezë, sheqer dhe ekstrakt vanilje. Ajo zakonisht zbukurohet me sheqer pluhur dhe fruta.

Rusi – Shuba

Ndërkohë që shumica e vendeve e festojnë Krishtlindjen me 25 dhjetor, Rusia është një nga vendet e pakta që e feston më 7 janar, në përputhje me kalendarin ortodoks Julian.

Përbërësit kryesorë të kësaj sallate tradicionale që konsumohet gjatë Krishtlindjes, janë peshk i konservuar, vezë të ziera fort, majonezë dhe perime të grira si karotat, panxhari, patatet dhe qepët.

Etiopi – Yebeg wot

Kjo pjatë përmban mish qengji dhe një salcë domatesh të përzier me qepër, hudhër dhe përbërës të tjerë tipikë të zonës. Ajo shoqërohet me një lloj buke tipike Etiopiane.

Javë para festave, fermerët ushqejnë qengjat me një regjim të lartë në kalori. Kjo bën që mishi të jetë shumë i yndyrshëm dhe i butë.

Peru – Çokollatë e nxehtë me erëza

Kjo çokollatë e nxehtë kremoze, me qumësht të kondensuar dhe një kombinim erëzash, si kanella, karafili dhe arrëmyshky, është variant më i mirë i çokollatës së shkrirë që mund të provoni ndonjëherë. Një pije tipike festash e cila shpesh shoqërohet me një tortë popullore në Peru të njohur si paneton.

Angli – Byreku i Krishtlindjes

Ky byrek i ëmbël në formë jo të zakonshme rrethore, është një ëmbëlsirë shumë e njohur Angleze. Shumica e varieteteve përbëhen nga brumi i pastiçerisë, mollë të thata, rrush të thatë, pije alkoolike, gjalpë dhe një përzierje erëzash me arrëmyshk, karafil dhe kanellë.

Filipina – Bibingka

Gjatë sezonit të festave, bibingka shërbehet në mëngjes për 9 dit, deri në natën e Krishtlindjes. Bibingka përbëhet nga mielli i orizit ose oriz, qumësht kokosi, sheqer dhe ujë në të cilin janë gatuar lëkurat e bananës. Vezët, djathi dhe copëzat e kokosit ndonjëherë shtohen si garniturë.

Kanada – Tartat me gjalpë

Një ëmbëlsirë kanadeze që shërbehet gjatë festave të fundvitit. Ato janë tarta të vogla të mbushura me gjalpë, sheqer, shurup panje ose misri, vezë dhe ndonjëherë arra e rrush të thatë.

Izrael – Latkes

E bërë nga përbërës të thjeshtë, si patatet dhe qepët e grira, vezë dhe thërrime buke, e të skuqura në vaj, ato janë një elemet kryesor i festave që shërbehen zakonisht gjatë darkës.

Islanda – Hangikjöt

Shërbyer gjatë Krishtlindjeve, kjo është një nga pjatat më të njohura të festave islandeze. Pjata përmban mish qengji ose delje të tymosur dhe zakonisht shërbehet me bishtaja, patate të lyera me beshamel dhe a lakër të kuqe turshi.

Vietnami – Bahn chung

Kjo pjatë përgatitet duke përdorur oriz, mish derri, fasule, qepë të njoma, salcë peshku dhe erëza si kripë dhe piper. Ajo nderon paraardhësit dhe përpara saj bëhen lutjet për vitin e ardhshëm.

Puerto Riko – Pasteles

Pjesa e brendshme e këtyre “byreçkave” përbëhet nga një përzierje e mishit të derrit të bluar dhe një salcë erëzash të ndryshme. Ndërsa pjesa e jashtme përgatitet duke përdorur një brumë të veçantë të bërë nga bananet jeshile të grira, dhe erëza. Më pas zihen në ujë të nxehtë dhe shërbehen me oriz, mish, peshk, bizele apo salcë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Eggnog

Kjo pije bëhet nga qumështi, pana, të bardhat e vezëve të rrahura, të verdhat e vezëve dhe sheqeri, duke përftuar kështu një strukturë kremoze. Shumica e njerëzve e shijojnë atë duke shtuar rum.

Ukrainë – Kutia

Kjo është një pjatë tradicionale e Krishtlindjes. Zakonisht është pjata e parë e vegjetariane, e cila paraprin 11 pjatat e tjera që shërbehen për të përkujtuar 12 apostujt. Disa nga përbërësit e saj janë farat e lulekuqes, frutat e thata dhe mjalti.

Suedi – Janssons frestelse

Një tavë e përbërë nga patate, qepë, beshamel, thërrimet e bukës dhe një peshk i vogël i ngjashëm me sardelet. Origjina e emrit të saj është e diskutueshme, megjithëse shumë besojnë se e ka origjinën nga një këngëtar i njohur i operës i njohur si Pelle Janzon.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Këshillat që duhet të ndiqni për të përfituar sa më shumë nga stina e vjeshtës

Këshillat që duhet të ndiqni për të përfituar sa më shumë nga stina e vjeshtës

Si t’i mbani rrobat e verës të veshura edhe në vjeshtë

Si t’i mbani rrobat e verës të veshura edhe në vjeshtë

Koha para ekranit është si shkak ashtu edhe simptomë e sjelljes së keqe të fëmijëve

Koha para ekranit është si shkak ashtu edhe simptomë e sjelljes së keqe të fëmijëve

Si të riktheni dëshirën për palestër pas një pushimi të gjatë?

Si të riktheni dëshirën për palestër pas një pushimi të gjatë?

Jashari: Presidentja ka marrë anë politike, nuk përfaqëson unitetin

Jashari: Presidentja ka marrë anë politike, nuk përfaqëson unitetin

KFOR-i dhuron donacion për stacionin policor në Graçanicë

KFOR-i dhuron donacion për stacionin policor në Graçanicë

Osmani: Media të caktuara po rrezikojnë sigurinë e vajzave të mia të mitura

Osmani: Media të caktuara po rrezikojnë sigurinë e vajzave të mia të mitura

Finlanda dhe Edon Maxhuni kualifikohen në gjysmëfinale të Eurobasket 2025

Finlanda dhe Edon Maxhuni kualifikohen në gjysmëfinale të Eurobasket 2025

A do të ketë koalicion LVV-Nisma për formimin e Qeverisë së re?-flet Xhevahire Izmaku

A do të ketë koalicion LVV-Nisma për formimin e Qeverisë së re?-flet Xhevahire Izmaku

KQZ hap regjistrimin për votuesit jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale 2025 – afati nis më 23 korrik

KQZ-ja publikon rregullat e votimit për zgjedhjet e 12 tetorit

Therret me thikë një person në Prishtinë

AGK: Lirohet kameramani Jetmir Muji, Policia abuzoi me detyrën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X