TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

144 policë morën 50% të pagës edhe pas 6 muajsh suspendimi

Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit ka gjetur se 144 policë të suspenduar kanë marrë pagë edhe pas periudhës 6 mujorshe që është e specifikuar në ligj. Andaj kjo praktikë po kërkohet të ndalet dhe IPK-ja të ketë efikasitet më të madh.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
144 policë morën 50% të pagës edhe pas 6 muajsh suspendimi

144 policë të suspenduar kanë vazhduar të kompensohen me 50 për qind të pagës përtej periudhës së lejuar gjashtë mujore.

Kështu thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Aty theksohet se kjo kishte ndodhur sepse Policia nuk kishte pranuar rekomandimin për ndërprerje të suspendimit nga Inspektorati Policor i Kosovës.

“Kjo është verifikuar me rastin e suspendimit të përkohshëm të zyrtarit policor, bazuar në vendimin e datës 17.03. 2022, i cili ishte kompensuar me pagë me lartësi prej 50 % përtej tejkalimit të periudhës së lejuar prej 6 muajve. Për më tej, janë verifikuar edhe nëntë raste tjera nga lista e pagave krahasuar me listën e të suspenduarve. Mosrespektimi i rregulloreve në fuqi për kompensimin e pagesave për suspendim të përkohshëm më gjatë se gjashtë muaj, mund të sjellë kosto shtesë për buxhetin e Policisë së Kosovës, duke ulur disponueshmërinë e fondeve për nevojat e tjera buxhetore”.

Nënkoloneli në pension thotë se kjo praktikë duhet ndalur për shkak se kjo periudhë është e mjaftueshme për vërtetimin apo jo të shkeljes nga zyrtarët policorë.

Sipas tij, veprime të tilla kanë vetëm efekte negative në punën e këtij institucioni.

“Edhe dëme në buxhet edhe zbrazëti në Policinë e Kosovës për arsye se zyrtari policor i cili është suspenduar ai pret me u kthy ose me u largu. Njërën anë edhe njësiti përkatës ku ka qenë ai pret që ai person me u kthy ose me u largu dmth kemi një zbrazëti të zyrtarëve policorë të cilët në një mënyrë ose tjetër pritet ose të kthehen ose të largohen varësisht nga argumentet e argumentuara që unë mendoj se afati 6 mujor është i mjaftueshëm që është paraparë me ligj”, tha Refki Morina – nënkolonel në pension.

Kurse, ish-kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës po vlerëson se kjo është shqetësuese dhe një shkelje serioze.

Andaj ai kërkon efikasitet më të madh nga autoriteti mbikëqyrës dhe t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda këtij afati.

“Në qoftë se ka nevojë për veprime hetimore shtesë atëherë të shqyrtohet mundësia që këta zyrtarë policorë të kthehen por të transferohen në pozita tjera për të cilat nuk dyshohen për kryerjen e mundshme të veprave penale. Po ashtu PK duhet të koordinohet më mirë me IPK-në duke i monitoruar rastet e suspenduara”, tha ish-kryeshefi i IPK-së, Valdet Hoxha.

Tëvë1 ka kërkuar sqarime edhe nga IPK për këto gjetje, mirëpo gjatë ditës të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Sipas udhëzimit Administrativ mbi marrëdhënien e punës në Policinë e Kosovës përcaktohet se suspendimi mund të zgjasë më së shumti 6 muaj, dhe pas kësaj periudhe punëdhënësi duhet ose ta kthej në punë ose t’ia shkëpusë kontratën e punës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Dubravë të Istogut

Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

Nesër seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës

Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët më 10–12 gusht

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për Thaçin në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Moslirimi i Thaçit me kusht – avokatët thonë se është diskriminuese që Thaçit nuk iu pranua oferta për dorëzani

Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës akuzon Vuçiqin se ka futur grupe të armatosura të padeklaruara në BiH

Vaj i palmës, qumësht pluhur, hirrë, përbërësit që nuk u deklaruan, gjetjet pas analizave të qumështit

Vaj i palmës, qumësht pluhur, hirrë, përbërësit që nuk u deklaruan, gjetjet pas analizave të qumështit

Shqipëria nis procedurat për anulimin e koncesionit të Aeroportit të Vlorës

Shqipëria nis procedurat për anulimin e koncesionit të Aeroportit të Vlorës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën