TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

14 milionë euro për FSK-në nga SHBA-ja, mirëpritet vendimi – sinjal për sigurinë në rajon

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë të konfirmohen si aleati kryesor i Kosovës. Këtë vlerësohet se po e vë në dukje edhe vendimi që FSK-ja të furnizohet me 14 milionë euro armatim amerikan.

by Lindrit Zejnullahu
3 muaj ago
1 0
A A

Sirtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës pritet të mbushen së shpejti me armatim të ri amerikan.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar tashmë Kongresin për një leje për eksportimin e artikujve të mbrojtjes, të dhënave teknike dhe shërbimeve të mbrojtjes drejt Kosovës.

Vlera e armatimit është 14 milionë dollarë.

Tëvë1 ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes më shumë rreth këtij armatimi, mirëpo deri në publikimin e kronikës nuk ka marrë përgjigje.

E ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati po e mirëpret një nismë të tillë nga aleati kryesor i Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e shohin se forcat tona të armatosura kanë ecur aq largë në aspektin profesional saqë kemi arritur të bëhemi edhe eksportues të sigurisë. Ne si anëtarë i atij Bordit të Paqes që presidentja ishte atje e nënshkruajti atë marrëveshjen, pastaj veç janë në përgatitje ushtarët e Forcës të dërgohen në Gaza”, ka thënë Kastrati.

Sipas Kastratit, kjo nismë jep edhe sinjale për rajonin dhe kërcënimet e Serbisë karshi Kosovës.

“Nuk mund të mbahet me kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë që është duke bërë drejt Kosovës dhe drejt stabilitetit rajonal, por një rajon me ushtri të barabarta me një FSK të fuqishme, sigurisht që dërgon sinjale edhe në rajon që ne jemi për një stabilitet dhe një rahati këtu në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë tutje Kastrati.

Derisa koloneli në pension, Hysen Gecaj, thekson se kjo tregon se Kosova mbetet prioritet nga SHBA-ja si garantues kryesor i sigurisë.

“Ky është një mesazh më i fuqishëm se në të kaluarën, megjithëse mesazhe të tilla nuk kanë munguar as në të kaluarën, por ky është mesazh më i fuqishëm dhe më i qartë, më i drejtpërdrejtë me thënë. Përndryshe mesazhe të tilla ka pasë të drejtime karshi Qeverive të Kosovës, po edhe karshi vet FSK-së drejtpërdrejtë me partneritete të ndryshme, ushtrime të ndryshme të përbashkëta, me mbështetje në ushtrime, trajnime, shkollime”, u shpreh  Gecaj.

Shumica e sistemeve të sofistikuara të armatimeve të FSK-së janë nga SHBA-ja, ku vetëm në vitin 2025 arritën dronë dhe autoblinda të blera në SHBA.

Këtë vit pritet të vijnë edhe 200 raketa anti-tank të njohura si “Javelinë”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Protestë në Prishtinë kundër vrasjeve ndaj grave: S’ka qetësi pa sigurinë e grave

IKSHPK jep rekomandime për mbrojtje nga temperaturat e larta

IKSHPK jep rekomandime për mbrojtje nga temperaturat e larta

IQMT: Marketet po respektojnë udhëzimet për produktet e qumështit

IQMT: Marketet po respektojnë udhëzimet për produktet e qumështit

Familjarët e personave të zhdukur vizitojnë lokacionin e varrit masiv në Zubin Potok

Demokracia Evropiane: Nderimet shtetërore për Mlladiqin kalojnë vijën e kuqe, Serbia po largohet nga vlerat evropiane

Demokracia Evropiane: Nderimet shtetërore për Mlladiqin kalojnë vijën e kuqe, Serbia po largohet nga vlerat evropiane

Fanatik: Fenerbahçe synon sulmuesin kosovar Fisnik Asllani

Fisnik Asllani mungon në start të Bundesligës, nuk është ende gati

IQMT: Marketet po respektojnë udhëzimet për produktet e qumështit

IQMT: Marketet po respektojnë udhëzimet për produktet e qumështit

Zhegrova mund të mbetet te Juventusi

Zhegrova mund të huazohet te Lazio

Familjarët e personave të zhdukur vizitojnë lokacionin e varrit masiv në Zubin Potok

Familjarët e personave të zhdukur vizitojnë lokacionin e varrit masiv në Zubin Potok

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën