Mesditën e pesë korrikut 1990, forcat serbe u futën me forcë në ndërtesën e Radio Televizionit të Prishtinës.
Kjo me qëllimin e vetëm për të ndërprerë programin në gjuhën shqipe.
Stafi i RTP-së, kishte vendosuar atë kohë, që me informim sa më të drejtë, t’i rezistonte okupimit serb, duke mos pranuar diktatin. Por, televizioni u mbyll me dhunë, përmes forcave policore.
E ky transmetim ishte i rëndë për vet udhëheqësin e programacionit të RTP-së të asaj kohe.
Mbyllja e Radio Televizionit të Prishtinës erdhi tre ditë pas shpalljes së Deklaratës së 2 korrikut nga delegatët e Kuvendit të Kosovës.