TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

130 biznese prezantohen në panairin ndërkombëtar të Agroturizmit në Prishtinë

by Tëvë1
9 muaj ago
0
A A
130 biznese prezantohen në panairin ndërkombëtar të Agroturizmit në Prishtinë

Në Prishtinë është hapur sot panairi ndërkombëtar “AGROKOS & Agroturizëm”, i cili sivjet ka mbledhur tridhjetë e dy biznese vetëm në pavionin e prodhuesve vendorë.

Organizatori, Bekim Xhafa, theksoi se ky panair është platformë e rëndësishme për promovimin e prodhuesve vendorë dhe zhvillimin e sektorit të agrobiznesit dhe agroturizmit në Kosovë.

Në një prononcim për KosovaPress, Xhafa njoftoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit (MINT) dhe Agjencinë Kosovare për Investime dhe Ndërmarrësi (KIESA), është krijuar një pavion i dedikuar vetëm për prodhuesit vendorë.

“Është viti i 25-të që po organizohet sot. Ndjehemi shumë mirë, sepse kemi krijuar brenda këtij panairi pavionin e prodhuesve vendorë, në bashkëpunim me MINT dhe KIESA-n. Kemi arritur të sigurojmë 32 biznese vetëm në pavionin e prodhuesve vendorë. Ndërsa, pjesa tjetër janë bizneset tregtare që vinë nga Kosova me produktet e huaja, apo edhe kompanitë që vijnë nga jashtë. Një numër total prej 130 biznesesh janë të përfaqësuara në mënyrë direkte dhe indirekte përmes kompanive vendore që kanë marrëveshje partneriteti me kompanitë e huaja”, ka thënë ai.

Ai shtoi se fokusi kryesor i këtij panairi është të krijojë mundësi për prodhuesit vendorë që të zgjerojnë tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar përmes eksporteve.

“Ne do të fokusohemi që këta ekspozues, këto kompani që janë, sidomos prodhuesit vendorë, të gjejnë treg brenda vendit atje ku nuk janë të shtrirë, por edhe jashtë vendit përmes eksportit. Për ne është e rëndësishme të identifikojmë nevojat e tyre paraprake dhe në kuadër të këtyre nevojave të punojmë në mënyrë individuale që të sjellim pastaj vizitorë cilësorë të zgjedhur që kanë interes pikërisht për këto kompani dhe produkte. Në këtë drejtim, AgroKos edhe slogani i tij është që të rrisë kompanitë tona prodhuese,” ka shtuar ai.

Panairi “AGROKOS & Agroturizëm” do të jetë i hapur sot dhe nesër, prej orës 10:00 deri në ora 17:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen pesë persona të dyshuar për krime lufte

Arrestohen pesë persona të dyshuar për krime lufte

Qeveria e kundërshton vendimin e Supremes, e cilëson arbitrar dhe të njëanshëm

Këshilli i Sigurisë së Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme për zhvillimet në Iran

Auto Draft

Aksidentet në Bresje, komuna parasheh udhëkryq për të parandaluar rastet fatale

Tentativë vrasjeje në Gjilan: shtatë persona përleshen me thika, dy të dërguar në QKUK

Tentativë vrasjeje në Gjilan: shtatë persona përleshen me thika, dy të dërguar në QKUK

Televizioni shtetëror iranian thotë se Khamenei është vrarë

Humb jetën një person në Prizren, goditet nga rryma gjatë punës në shtyllë elektrike

Humb jetën një person në Prizren, goditet nga rryma gjatë punës në shtyllë elektrike

Publikohen emrat e 57 deputetëve të Vetëvendosjes

VV-ja mblidhet sot, në fokus edhe çështja e Presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën