TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

13-vjeçarja në Istog lëndohet në kokë nga sfida “Superman” e TikTok-ut

nga Doresa Geci
7 muaj më parë
0
A A
13-vjeçarja në Istog lëndohet në kokë nga sfida “Superman” e TikTok-ut

Në rrjetin social TikTok është bërë fenomen loja “Superman” e cila po shihet si rrezik për fëmijët. Madje një vajzë në Istog ka përfunduar në spital pasi kishte sfiduar vetën me këtë lojë. Psikologët tregojnë arsyet që po nxisin të rinjtë të provojnë këto sfida. Ndërsa ekspert e arsimit kërkojnë që institucionet të marrin masa.

Sfida e njohur si “Superman” është sfida e fundit e rrezikshme që po luhet edhe nga të rinjtë në Kosovë.

E këtë sfidë të enjten e bënë edhe  disa nxënës në shkollën “Martin Camaj” në Istog, ku  si për pasojë një vajzë përfundoi në spital.

Drejtoresha e shkollës jep detaje rreth këtij rasti.

“Në pushimin 5 minutash ka ndodh një lojë që e cila është emituar si sfida “SuperMan”, fëmijët kanë tentuar të luajnë këtë lojë, kanë qenë të përfshirë një grup i nxënësve prej tre personave. Vajza që ka qenë pjesë e kësaj loje ka pasur lëndime dhe ne si shkollë jemi munduar të japim ndihmën në mënyrën me të shpejt të mundshme dhe ajo ka përfunduar në spital. Por fatmirësisht gjendja e saj është e mirë dhe sot ajo vijon mësimin në shkollë”, tha drejtoresha e kësaj shkolle, Mimoza Kabashi.

E për këtë eksperti i arsimit kërkon që edhe institucionet në vend të marrin masa karshi këtyre lojërave të rrezikshme.

“Është e vërtetë që media dhe mediat sociale kanë ndikim shumë të lartë tek rinjtë dhe këto shumë shpejt po bëhen virale dhe shumë të rrezikshme. Unë mora vesh për rastet që kanë ndodhë brenda Kosovës  e një loje shumë palidhje. Vërtetë ne nuk se popull i vogël nuk marrim masa dhe e dyta nuk e kemi  një edukim të mirëfillte të të rinjve për përdorimi e rrjeteve sociale dhe e dyta është e rëndësishme të ndërmerret diçka që ndikon në vetëdijesim të këtyre dhe e dyta që të ndalohen me ligj”, tha njohësi i arsimit, Ismet Potera.

Psikologu, Naim Telaku ka treguar arsyet pse të rinjtë sfidojnë vetën me sfida të rrezikshme.

“Tek grup moshat e reja truri i tyre nuk është i rregulluar në atë formë që me rregull disa prej shtytjeve që munden me i pas ata, pastaj adoleshentet kanë nevojë me u përfshi edhe më u pelqy në aspektin social, dmth kanë nevojë me pas famën, pëlqimin, prestigjin e tyre. Pastaj nivel i monitorimit nga shkollat dhe institucionet disa raste është i vogël. Dhe në fund rrjeti sociale si TikTok janë të dizajnuar që të shtyrjen të rinjtë drejt veprimeve ekstreme”, tha Telaku.

Edhe në qytetin e Lipjanit disa nxënës janë lënduar për shkak të kësaj sfide, për këtë arsye Komuna ka bërë apel prindërve por edhe punonjësve të arsimit që të kenë kujdes në përmbajtjet që fëmijët iu ekspozohen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ukshini: Mënyra e arrestimit të Metës është dështim i Policisë, as Edi Rama s’është ndjerë mirë

Ukshini kritikon Osmanin: Nëse e dinte për tensionet nga Serbia, pse nuk veproi?

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

E mërkura me temperatura deri në 33°C

Fundjava sjell rikthimin e vapës – Temperaturat pritet të shkojnë deri në 33°C

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X