TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“13 vite jam përndjekur nga EULEX-i”, Sami Lushtaku kërkon të shpallet i pafajshëm

Ka përfunduar gjykimi i Sami Lushtakut dhe të tjerëve për frikësim të dëshmitarëve në rastin “Drenica 1”. Prokuroria kërkoi dënimin e tyre, kurse mbrojtja lirimin. Të akuzuarit aktakuzën e ngritur që nga koha e EULEX-it, e quajtën përndjekje.

by Florijeta Dernjani
40 minuta ago
1 0
A A

Ka përfunduar gjykimi i Sami Lushtakut dhe të tjerëve për frikësim të dëshmitarëve në rastin “Drenica 1”. Prokuroria kërkoi dënimin e tyre, kurse mbrojtja lirimin. Të akuzuarit aktakuzën e ngritur që nga koha e EULEX-it, e quajtën përndjekje.

Andaj edhe u paraqitën të përgatitur për ta përfunduar gjykimin disa-vjeçar për frikësim të dëshmitarëve në rastin “Drenica 1”.

Për tetë të akuzuarit, Sami Lushtaku, Rrustem Rukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Ismet Haxhaj, Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani, prokuroria kërkoi dënimin e tyre.

“Këta dëshmitarë u kontaktuan nga këta të akuzuar, duke iu premtuar shuma të ndryshme  të parave, banesë në Fushë Kosovë dhe shërimin e bashkëshortes së tij, meqë ajo vuante nga një sëmundje dhe kishte nevojë për kontrolle jashtë vendit. Këta kontaktuan me këtë dëshmitar, e morën përsipër që t’ia shërojnë bashkëshorten, e morën përsipër ia siguruan një banesë në Fushë Kosovë, si dhe i premtuan truproje, pagë mujore në vlerë 500 euro”, deklaroi prokurorja, Florije Salihu Shamolli.

Krejt ndryshe pretendojnë të akuzuarit.

Sami Lushtaku, si i akuzuari kryesor, thotë se dëshmitarët në bazë të së cilëve është ngritur kjo aktakuzë nuk kanë qenë dëshmitarë që lidheshin me të në rastin “Drenica 1”.

“As dëshmitari F as C nuk kanë qenë dëshmitarë të drejtpërdrejtë ndaj meje. Një pjesë të këtyre të akuzuarve unë nuk i kam njohur asnjëherë. Prandaj, për mua është e rëndësishme që unë e ndiej veten të pafajshëm dhe e ndiej veten që 13 vite i penalizuar dhe i përndjekur nga gjykatat e EULEX-it”, theksoi Lushtaku.

Akuzat ndaj Lushtakut, edhe mbrojtja i quajti të pabazuara. Kështu deklaroi avokati Artan Qerkini.

“Si ka mundësi që një person i cili është në paraburgim të rreptë, të organizojë grup të strukturuar kriminal sipas prokurorisë? Ne e dijmë se paraburgimi është caktuar për të penguar potencialisht të pandehurit që të ndikojnë në dëshmitarë. Vazhdimisht është caktu dhe është vazhdu për këtë arsye, kurse tash po pretendohet se nga paraburgimi paska ndiku në dëshmitarë”, tha Artan Qerkini.

I akuzuari tjetër, Rrustem Rukolli, potencoi se në fakt dëshmitari e kishte kontaktuar vet atë disa vite më vonë, për çështje biznesore.

“Ai vet më ka kontaktuar gjatë 2020 disa herë për të bërë biznes, në fillim ai i mohoi këto gjatë shqyrtimit gjyqësor, por kur e ballafaqova me mesazhe të tij, atëherë e pranoi”, tha Rukolli.

Pwr Rokullin foli edhe avokati i tij, Arianit Koci.

“Për Rrustem Rukollin duhet të marrim përgjigje në katër pyetje. A e ka kërcënuar Nazmi Malokun? Jo. A i ka dhënë pare që të ndryshojë dëshminë? Jo. A i ka kërkuar të dëshmojë rrejshëm? Jo. A është marrë vesh me persona të tjerë për t’i kryer këto veprime? Jo”, theksoi Koci.

Nga të akuzuarit, fjalën e mori edhe Sheremet Jashari.

“Nuk ka kurfarë fakti se kom nejt me germën F dhe germën C. Ose që m’ka shti dikush i grupit të Drenicës, m’i dhanë pare germës F. Masi paska pare m’i dhanë, s’ja kisha qu atij po i kisha majt për veti krejt. Se ma shumë kam lazëm unë se sa Samia e germa F”, theksoi Sheremet Jashari.

Mbrojtja e të akuzuarve të tjerë, po ashtu kritikuan procesin e stërzgjatur dhe përmbajtjen e aktakuzës, e cila sipas tyre është e pabazuar.

Aktakuza e prokurorisë të pandehurit i ngarkon me veprat penale “Pengim të dëshmisë apo procedurës zyrtare” dhe “Frikësim gjatë procedurës zyrtare”, të cilat pretendohet se janë kryer  nga qershori i 2013-tës deri në shtator të 2015-s, duke i detyruar dy dëshmitarë që t’i ndryshojnë dëshmitë e tyre në rastin “Drenica”.

Shpallja e vendimit të Gjykatës, do të bëhet javën e ardhshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kongresistët amerikanë kërkojnë që takimi i OSBE-së të mos mbahet në Serbi, por në Karolinën e Jugut

Kongresistët amerikanë kërkojnë që takimi i OSBE-së të mos mbahet në Serbi, por në Karolinën e Jugut

Gojnovci: Temperaturat në politikë do të nxehen pas 6 gushtit, partitë kanë kohë për reflektim

Gojnovci: Temperaturat në politikë do të nxehen pas 6 gushtit, partitë kanë kohë për reflektim

Më 6 gusht, seanca konstituive e Kuvendit

Më 6 gusht, seanca konstituive e Kuvendit

Edhe 30 ditë paraburgim pjesëtarit serb të MUP-it, V.M. dyshohet se kidnapoi Milan Vukashinoviqin në Leposaviq

Edhe 30 ditë paraburgim pjesëtarit serb të MUP-it, V.M. dyshohet se kidnapoi Milan Vukashinoviqin në Leposaviq

Zhegrova mund të mbetet te Juventusi

Zhegrova nuk ftohet për miqësoren e Juventusit, por ftohet shqiptari Durmishi

Lebron James befason me vendimin, do të luaj për Philadelphia 76ers

Lebron James befason me vendimin, do të luaj për Philadelphia 76ers

Kongresistët amerikanë kërkojnë që takimi i OSBE-së të mos mbahet në Serbi, por në Karolinën e Jugut

Kongresistët amerikanë kërkojnë që takimi i OSBE-së të mos mbahet në Serbi, por në Karolinën e Jugut

“13 vite jam përndjekur nga EULEX-i”, Sami Lushtaku kërkon të shpallet i pafajshëm

“13 vite jam përndjekur nga EULEX-i”, Sami Lushtaku kërkon të shpallet i pafajshëm

Gojnovci: Temperaturat në politikë do të nxehen pas 6 gushtit, partitë kanë kohë për reflektim

Gojnovci: Temperaturat në politikë do të nxehen pas 6 gushtit, partitë kanë kohë për reflektim

Më 6 gusht, seanca konstituive e Kuvendit

Më 6 gusht, seanca konstituive e Kuvendit

Italia ka zgjedhur Pirlon për trajner të kombëtares

Italia ka zgjedhur Pirlon për trajner të kombëtares

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën