TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

120 karrige të zbrazëta para Kuvendit – Shoqëria Civile kundër bllokimit politik të Kuvendit

Bllokimi në Kuvendin e Kosovës ka nxitur reagimin e organizatave joqeveritare. Ata sot para Kuvendit të Kosovës kanë vendosur karrige, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj bllokimit të procesit.

by Lindrit Zejnullahu
6 muaj ago
0
A A
120 karrige të zbrazëta para Kuvendit – Shoqëria Civile kundër bllokimit politik të Kuvendit

Kjo është vetëm njëra nga karriget që u vendos para Kuvendit të Kosovës të martën.

Sikur, kjo pati edhe të tjera. Por secila kishte një mbishkrim dedikuar të zgjedhurve të popullit pas ngërçit në institucionin legjislativ.

“Politikanëve iu ka ndalë ora, kuvendi është jofunksional ju lutemi provoni më vonë, ky nuk është serial është shteti ynë, cirku i demokracisë”. Këto ishin disa nga thëniet që organizatat jo qeveritare  kishin vendosur në karriget si shenjë reagimi karshi dështimit.

“Sot organizatat e shoqërisë civile, janë mbledhur para Kuvendit të Kosovës për ta zhvilluar këtë aksion simbolik protestues i cili shpreh shqetësimin tonë të thellë, si organizata në raport me krizën institucionale e cila po mbizotëron në vend. Në fakt, ky aktivitet është shprehje publike e pakënaqësisë tonë në formën më konkrete të mundshme, duke i vendosur 120 karrige të zbrazëta të cilat përfaqësojnë secilin deputetë të kuvendit, të cilët nuk janë duke e përmbushur mandatin dhe obligimin e tyre, për të funksionalizuar institucionet. Këto shpërfaqen një realitet i cili është paradoksal, që përfshin një kuvend që ekziston si strukturë dhe në letër po që nuk prodhon asgjë përmbajtje në funksion”, ka thënë Cakolli

Ndërsa, Rrezarta Krasniqi u bën thirrje të gjitha partive politike që të kenë një dialog të përbashkët për të dalur nga ky ngërç politik.

Krasniqi paralajmëroi edhe aktivitete të tjera të cilat do të jenë më të mëdha se ky i sotshmi.

“U bëjmë thirrje të gjitha partive parlamentare që të kenë një dialog, kompromis me një agjendë të vetme e cila është interesi publik dhe interesi i qytetarëve si kemi një kuvend funksional. Ne si shoqëri civile me aksionin e sotëm kemi qenë të qetë, mirëpo në ditët në vijim do të kemi edhe aktivitete të tjera të cilat do të jenë edhe më të zëshme derisa të kemi një kuvend të plotë dhe funksional”, ka thënë Krasniqi.

Ata gjithashtu kishin vendosur disa ora të vogla afër karrigeve si simbol i kohës, e cila po ikën që nga 9 shkurti kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare.

Ndërsa,  Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se pas performancës që zhvilluan sot shoqëria civile para Kuvendit të Kosovës, atij bashkë me disa kolegë i është ndaluar hyrja në Kuvend për monitorimin e seancës.

E drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit te Kosoves ne një përgjigje ka thënë që përfaqësuesit e shoqërisë civile që dëshirojnë të marrin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës duhet të parashtrojnë kërkesë së paku tre ditë pune përpara mbajtjes së saj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Qorrolli beson në rezultat më të mirë të LVV-së se në 2021, Alijaj: Është vetëm dëshirë

Kosova U21 fiton miqësoren në Shkup

Tovërlani largohet nga Kosova U21

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

“Profesori”, faqja zyrtare e Serie A ngrit në qiell Amir Rrahmanin pas statistikës së jashtëzakonshme

Napoli mposht Qarabagun, Rrahmani i plotë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën