TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

12 tifozë kosovarë në Liverpool për festime, i shpëtojnë incidentit tragjik

by Fidan Zejnullahu
9 muaj ago
0
A A
12 tifozë kosovarë në Liverpool për festime, i shpëtojnë incidentit tragjik

Afër 1 milionë njerëz dolën në rrugët e Liverpoolit të hënën.

Krejt kjo për ta parë nga afër ekipin e tyre, në festën e titullit të 20-të, të Premier League.

Por, festa madhështore u zbeh në përfundim të ditës.

Krejt kjo, pasi një 53 vjeçar hyri me veturë mes turmës së tifozëve, duke goditur 47 prej tyre.

E në mesin e atyre që udhëtuan për të festuar në Liverpool, ishin edhe 12 tifozë kosovarë.

Por nga Kosova Reds, thonë se tifozët kosovarë, janë shëndosh e mirë.

“Sipas informatave që i kemi marrë prej shokëve atje që kanë qenë, incidenti ndodhi afër, por jo në pjesën ku ishin Kosova Reds. Ata na njoftuan që 12 anëtarët e grupit që shkuan për me përcjell paradën e Liverpoolit, të gjitha janë mirë dhe gëzojnë shëndet e të mirë. Ata kanë kaluar mirë, disa prej tyre kishin edhe fatin të siguronin bileta për lojën ku u ngrit edhe trofeu i Premier Ligës”, ka thënë Bajgora nga Kosova Reds

Ndërkohë ata që e përjetuan tmerrin, kanë rrëfyer për të.

“Dëgjuam britma dhe kur ngritëm kokën, pamë një veturë me ngjyrë të zezë që po vinte drejt nesh. Ne kërcyem me shpejtësi, pastaj e larguam edhe vajzën e vogël nga rruga. Duhet të ketë qenë afër 50 km në orë derisa po kalonte. Pastaj shumë njerëz filluan ta ndiqnin makinën”, ka thënë njëra nga dëshmitaret e Chelsea.

“Kishte shumë njerëz që e ndiqnin veturën. Disa që përpiqeshin të hynin bren saj e dikush po shkonte drejt derës së pasagjerit për të hyrë. Xhami i pasmë ishte tashmë i thyer. Kishte dhjetëra njerëz që filluan ta ndiqnin, përderisa të tjerët po ndihmonin të lënduarit dhe policët po vraponin në mes të rrugës” , thënë dëshmitari tjetër Peter Jones.

E pas kësaj ngjarje, kryetari i Liverpoolit, thotë se qyteti u bashkua ashtu siç këndojnë tifozët e ekipit anglez para çdo ndeshje.

“Dje kishte ndoshta një milion njerëz në rrugë për të parë paradën sepse Liverpuli fitoi Premier League  dhe herën e fundit njerëzve nuk u lejua të festonin për shkak të Covid-it. Qytetarët këtu do të bashkohen, ashtu siç bëjnë gjithmonë. Vendasit thanë se do t’u hapnin derën njerëzve nëse nuk mund të ktheheshin në shtëpi, ishin oferta për transport me makina në mënyrë që njerëzit të mund të shkonin në destinacionet e tyre. Ky është njerëzimi i vërtetë i njerëzve të mëdhenj të këtij qyteti”, ka thënë Rotherham.

Sipas organeve të rendit në Liverpool, hetimet për këtë incident janë duke vazhduar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ferizaj avancon në çerekfinale të Kupës

Ferizaj avancon në çerekfinale të Kupës

Llapi eliminon Dritën nga Kupa

Llapi eliminon Dritën nga Kupa

Lomax i bashkohet Sigal Prishtinës

Lomax i bashkohet Sigal Prishtinës

Jashari po mëson nga Modriqi

Jashari po mëson nga Modriqi

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Dy tërmete në Tiranë – Lëkundje të forta ndihen në zonën e Kamzës

Tërmet në Kosovë

Shkodra: Skena politike është më e pjekur pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Shkodra: Skena politike është më e pjekur pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Protesta e PD-së Shqipëri, tensione e molotov drejt Qeverisë – 16 policë të plagosur

Protesta e PD-së Shqipëri, tensione e molotov drejt Qeverisë – 16 policë të plagosur

Mitrovica mbështet 350 studentë me bursa, PDK ka këtë kërkesë

Mitrovica mbështet 350 studentë me bursa, PDK ka këtë kërkesë

LVV e propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit

LVV e propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit

Emisioni “Këndi i Debatit” 10.02.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 10.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën