TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lirohet nga akuza për korrupsion ish-kryeshefi i INFRAKOS-it, Agron Thaçi

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Pas vendimit të KGJK-së anulohn 30 seanca në Gjykatën Themelore në Prizren

Aktgjykimin lirues është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Prizren nga kryetarja e trupit gjykues, Teuta Krusha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për të akuzuarin Naim Avdyli, Gjykata ka marrë aktgjykim refuzues.

Në këtë rast të akuzuar ishin tre ish-drejtorët e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Sadik Paqarizi, Nijazi Kryeziu e Visar Islamaj, ish-drejtori i Inspektorateve në Prizren, Bujar Nerjovaj, ish-inspektori i ndërtimit Bashkim Krasniqi dhe Agron Thaçi, ish-kryeshef ekzekutiv i INFRAKOS-it raporton. Më 16 janar Prokuroria ishte tërhequr nga ndjekja penale për të akuzuarin Naim Avdyli, bashkëpunëtor profesional i “INFRAKOS”-it në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, më 31 dhjetor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Sadik Paqarizit, Nijazi Kryeziut, Visar Islamaj, Bujar Nerjovaj, Bashkim Krasniqit, Agron Thaçit dhe Naim Avdylit, të cilët i ngarkon me veprën penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, Paqarizi, Kryeziu, Islamaj, Nerjovaj, Krasniqi, Thaçi dhe Avdyli, akuzohen se në cilësinë e personave zyrtarë, kanë tejkaluar kompetencat, nuk i kanë përmbushur detyrat apo autoritetin zyrtar, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, duke i shkaktuar dëm personit tjetër.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Paqarizi, në periudhën kohore 2012-2014, në Prizren, duke punuar si person zyrtar, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, ka lëshuar leje ndërtimi firmës “Breu Petrol”, më 9 gusht 2012, leje ndërtimi për personin Reshat Kamberi, më 25 korrik 2013 dhe leje ndërtimi për personin Xhavit Spahija, duke u bazuar në vendimet e marra nga Administrata Komunale, si Plani Urbanistik, i 18 tetorit 2012, e cila është në kundërshtim me Ligjin për Hekurudhat me nr.04/L-063, ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe infrastrukturën e hekurudhës në Komunën e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme, duke i shkaktuar dëm “INFRAKOS”-it në vlerë të përgjithshme 104 mijë e 674 euro e 61 centë.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Kryeziu, në periudhën kohore 2014-2016, në Prizren, duke punuar si person zyrtar, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e
Prizrenit, ka bërë tejkalimin e kompetencave duke lëshuar leje ndërtimi personit Nexhat Bytyqi, më 30 maj 2014 dhe leje ndërtimi për personin Avni Haliti, më 21 maj 2014, duke u bazuar në vendimet e marra nga Administrata Komunale, si Plani Urbanistik i 18 tetorit 2012, e cila është në kundërshtim me ligjin për Hekurudhat me nr.04/L-063.

Me ç’rast, thuhet se ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe infrastrukturën e hekurudhës në Komunës e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar dëm “INFRAKOS”-it në vlerë të përgjithshme 104 mijë e 674 euro e 61 centë./BetimipërDrejtësi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

Haradinaj kritikon qeverinë Kurti për ndalimin e Autostradës së Dukagjinit

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

Vuçiq thotë se Serbia do të hetojë vrasjen e policit të Kosovës

Serbia ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

Haradinaj kritikon qeverinë Kurti për ndalimin e Autostradës së Dukagjinit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën