TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

119 shkurorëzime vetëm gjatë muajit janar në Kosovë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
119 shkurorëzime vetëm gjatë muajit janar në Kosovë

Nga këndvështrimi psikologjik Ilir Havolli nga Shoqata e Psikologëve ka thënë se faktorët psikologjik, psikofiziologjik, social dhe socio kulturorë, ndikojnë në rritjen e numrit të shkurorëzimeve, ku sipas tij, me eliminimin e këtyre faktorëve mund të mënjanohet fenomeni i shkurorëzimit.

“Duke pasur parasysh numrin shumë të madh kohëve të fundit të shkurorëzimeve që po ndodhin në Kosovë, janë një mori faktorësh të cilët ndikojnë që të rritet ky numër i shkurorëzimeve, duke filluar nga faktorët psikologjik, psikofiziologjik, social dhe socio-kulturor”, ka thënë Havolli.

Sipas tij, edukimi familjar është çelësi i suksesit për një shoqëri të shëndoshë, duke shtuar se faktori ekonomik ka bërë që të ketë numër të madh të shkurorëzimeve. Madje ai thotë se pas periudhës së divorcit çiftet përballen me paragjykime të ndryshme të cilat kanë ndikim negativ te dy gjinitë.

“Faktori ekonomik ka ndikim në rritjen e rasteve të shkurorëzimit pasi që mungesa e të mirave materiale shtynë që individët brenda familjes të krijojnë sjellje agresive e cila pastaj ndikon në rrënimin e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit, të respektit reciprok mes çifteve gjë e cila pastaj kalon në akte të dhunës dhe në produktin final të kësaj është shkurorëzimi. Edukimi familjar është çelësi i suksesit për një shoqëri të shëndoshë. Pas periudhës së divorcit çiftet përballen me paragjykime të ndryshme të cilat kanë ndikim negativ tek dy gjinitë. Këto ndikojnë në rritjen e shqetësimeve psikologjike dhe krahas këtyre ndikojnë  në rritjen e dozës së stresit dhe ankthit gjë e cila pastaj ndikon edhe në uljen e vetëbesimit dhe vetëvlerësimit të individëve gjë e cila është produkt i shkurorëzimit”, ka shtuar më tej ai.

Ndërsa sociologu Bekim Selishta si masë parandaluese ka përmendur “modelin gjerman”, që ka të bëjë me punësimin e gruas, dhe mundësinë e pagesës së tatimit 75 për qind më pak ndaj shtetit nëse krijon familje.“Rritja e divorceve nuk mund të fokusohet vetëm në një problem ose në një shkaktar, por janë disa mori shkaktarësh që ndikojnë. Nëse dëshirojmë me i trajtuar më seriozisht këto fenomene duhet të marrim modelin gjerman i cili ndikon tek çiftet e reja që kanë përparësi në punësim, në sektorin publik ose privat”.

“Përparësi shumë e madhe që kanë është se nëse kanë fëmijë, i pari i dyti dhe i treti shkojnë prej 30 deri në 75 për qind më pak tatim paguan ndaj shtetit nëse krijon familje. Kjo është një përparësi e madh që ndikon pozitivisht tek çiftet e reja që nuk kanë ngarkesën psikologjike, ekonomike, sociale dhe shumë probleme të tjera që kalojnë rrugës”, është shprehur Selishta.

Ai ka numëruar disa faktorë që mund të ndikojnë në parandalimin e ndarjeve, duke përmendur premtimet e Qeverisë kreditë e buta për çiftet e reja, rritjen e asistencës sociale etj.

“Qeveria aktuale ka ardhur në pushtet me shumë premtime në aspektet sociale. Ka qenë një prej premtimeve bazë, kreditë e buta për çiftet e reja, dhe rritja e asistencës sociale dhe ndihma tek lehonat dhe fëmijët e sapolindur. Dhe kjo është një faktor, i cili nuk mund të themi që e ndal shkurorëzimin, por ndikon pozitivisht”.Ai tha se një nga arsyet e divorceve të shpeshta te moshat e reja se sa te ato më të vjetra ndodh për shkak se është rritur “luksi” më shumë në vendin tonë.Është rritur luksi tek ne më shumë. Para luftës nuk është diskutuar se çka po ndodh për luksin. por për mbijetesën. Tek ne çka duhet është që femrat e punësuara me pas më shumë kujdes ndaj familjes. Familja kërkon sakrificë”, ka thënë ai.

“Tek ne kanë shumë përparësi në punësim, por në këtë aspekt duhet me zhvilluar edhe tolerancën që edhe nëse punon ka obligime edhe brenda familjes. Tek ne nuk diskutohet për mbijetesë, por brenda familjeve ka hyrë ana komerciale, dhe kjo ndikon shumë negativisht”, është shprehur më tej Selishta./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami kritikon ligjin për çmimet tavan: Rregullatorët ekzistojnë, por çmimet po rriten

Bajrami kritikon ligjin për çmimet tavan: Rregullatorët ekzistojnë, por çmimet po rriten

Kusari-Lila: Projektligji për çmimet tavan po keqinterpretohet, synon vetëm mbrojtjen e produkteve bazë

Kusari-Lila: Projektligji për çmimet tavan po keqinterpretohet, synon vetëm mbrojtjen e produkteve bazë

Nagavci mirëpret masën e përkohshme të Kushtetueses ndaj dekretit të Osmanit

​Nagavci pyetet për “pazare” për çështjen e presidentit, thotë se kanë qenë transparent në ofertat e tyre

Ligji për çmimet tavan nuk merr përkrahjen e opozitës

Ligji për çmimet tavan nuk merr përkrahjen e opozitës

Bajrami kritikon ligjin për çmimet tavan: Rregullatorët ekzistojnë, por çmimet po rriten

Bajrami kritikon ligjin për çmimet tavan: Rregullatorët ekzistojnë, por çmimet po rriten

Kusari-Lila: Projektligji për çmimet tavan po keqinterpretohet, synon vetëm mbrojtjen e produkteve bazë

Kusari-Lila: Projektligji për çmimet tavan po keqinterpretohet, synon vetëm mbrojtjen e produkteve bazë

Nagavci mirëpret masën e përkohshme të Kushtetueses ndaj dekretit të Osmanit

​Nagavci pyetet për “pazare” për çështjen e presidentit, thotë se kanë qenë transparent në ofertat e tyre

Ligji për çmimet tavan nuk merr përkrahjen e opozitës

Ligji për çmimet tavan nuk merr përkrahjen e opozitës

Promovohet libri me rrëfime të bashkëluftëtarve të dëshmorit Ismet Bicaj nga Istogu

​Të drejtat e autorit në Kosovë: Ligji ekziston, por zbatimi mbetet sfidë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Vjedhje në një shkollë të Suharekës, dy të dyshuar futen nga dritarja dhe marrin para e mjete mësimore

Mërgimtari kapet me 113 km/h në zonë 60 – gjobë 300€ dhe njoftohen autoritetet zvicerane

Katër femra sulmojnë një tjetër në Prishtinë, i marrin me forcë para

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën