Pas përpjekjeve qindrave vjeçare dhe luftës çlirimtare e cila përfundoi me çlirimin e Kosovës në qershorit të vitit 1999 e cila shënoi përfundimisht shkatërrimin e ish-Jugosllavisë shpallja e pavarësisë së Kosovës konsiderohet si data më e rëndësishme e historisë së Kosovës
17 shkurti i 2008-ës, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e vendit.
Pas shumë negociatave të cilat nuk dhanë rezultate në vitin 2007-të i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd.
Ai propozoi një plan gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës, duke rekomanduar pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën, me prani civile e ushtarake ndërkombëtare. Prishtina e pranoi, ndërkaq Beogradi e refuzoi këtë plan. Si konsensus ndërkombëtar, procesi negociues fitoi edhe katër muaj kohë për një zgjidhje kompromisi, nën ndërmjetësimin e Treshes, SHBA-të, BE-ja dhe Rusia. Por, as kësaj radhe nuk u arrit marrëveshja.
Kosova kërkon pavarësi, kurse Serbia ofron autonomi. Përpjekjet ndërkombëtare nuk rezultojnë as me zëvendësimin e Rezolutës 1244 për t’i hapur rrugën pavarësisë së Kosovës përmes Kombeve të Bashkuara, për shkak se Rusia kërcënoi me veto në Këshillin e Sigurimit. Por, pas një interpretimi nga ekspertët evropianë, doli se Rezoluta 1244 ka bazë juridike për shpalljen e pavarësisë dhe largimin e misionit të Kombeve të Bashkuara dhe vendosjen e një misioni civil të Bashkimit Evropian
Kështu Kosova më 17 shkurt të 2008-ës u shpall e pavarur.
Shpallja e saj u bë në një seancë solemne të Kuvendit të Kosovës të cilët miratuan deklaratën e pavarësisë.
Shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian njohën Kosovën, por disa vende përveç Serbisë, ende vazhdojnë të mos e njohin, si Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.
Nga ana tjetër, Kosova ka aspirata për anëtarësim në strukturat euro-atalantke.
Në vitin 2022, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Everopës dhe ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në BE.
Ndërsa, që pritet që fillim të vitit 2024 të marrë liberalizimin e vizave. Kosova ka nënshkruar marrëveshje kontraktuale me BE-në për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
Lajmëtarët e Pavarësisë
Përderisa po vazhdonin negociatat për Pavarësinë e Kosovës, një lajm i mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj, erdhi nga shteti që i pari vendosi se Serbia duhet të bombardohet për krimet e kryera në Kosovë.
Ishte presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush i cili në Tiranë më 10 qershor 2007 konfirmoi se Kosova do të jetë shtet i pavarur.
“Në një pikë, herët a vonë, duhet ta thuash ‘mjaft është mjaft – Kosova është e pavarur”, ishte deklarimi i Bushit.
Konfernca e Xhorxh Bush në Tiranë,10 qershor 2077
Dy ditë para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, presidenti francez i asaj kohe, Nicholas Sarkozy gjatë vizitës së tij në një shkollë në Francë, kërkoi që harta e Evropës duhet ndryshuar, duke bërë edhe Kosovën pjesë të saj.
“Duhet ta ndryshoni hartën e Evropës, ku duhet të jetë dhe Kosova”, ishte shprehur presidenti francez.
Deri më tani 117 shtete kanë njohur Pavarësinë e Kosovës që nga shpallja e saj.
Dialogu Kosovë – Serbi
Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011, me ndërmjetësimin e BE-së. Ndërsa, pritjet janë që këto negociata të përfundojnë me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme.
Së fundmi, është një angazhim i qartë i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përshpejtimin e dinamikës për të përfunduar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Nga BE-ja është propozuar një plan i quajtur si plani franko-gjerman që parasheh normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se është bazë e mirë për bisedime të mëtejshme. Mirëpo, Serbia po kërkon Asociacionin e Komunave me shumicë serbe e që një gjë të tillë nuk po e pranon kryeministri kosovar, Albin Kurti.
E për ta shtyrë përpara këtë propozimin evropian, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka thënë se së shpejti do t’i ftojë në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Edhe pse ky i fundit akoma nuk ka dhënë sinjale se e ka pranuar propozimin franko-gjerman, por ka deklaruar se në Bruksel do të shkojë vetëm pasi të dorëzohet propozimi për themelimin e Asociacionit.
Kosova ka pasur gjashtë presidentë, Ibrahim Rugovën, Fatmir Sejdiun, Atifete Jahjagën, Behgjet Pacollin, Hashim Thaçin dhe tash Vjosa Osmanin. /Teve1.info/