TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

115 vjet më parë u mblodh Kongresi i Elbasanit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
115 vjet më parë u mblodh Kongresi i Elbasanit

115 vjet më parë, nga data 2-9 shtator 1909, në qytetin e Elbasanit u zhvillua një ngjarje e shënuar në historinë e arsimit, shkollës e kulturës shqiptare, që në histori njihet si “Kongresi i Elbasanit” apo “Kongresi i shkollave shqipe”, ku morën pjesë 35 përfaqësues nga 28 klube e shoqëri patriotike, brenda e jashtë territorit shqiptar.

Midis delegatëve të kongresit kishte veprimtarë të njohur të lëvizjes kombëtare si edhe mësues atdhetarë, siç ishin Orhan Pojani, Grigor Cilka, Gjergj e Sevasti Qiriazi, Ahmet Dakli, Refit Toptani, Hamdi Ohri, Nikollë Kaçori, Andrea Konomi, Idhomen Kosturi, Kahreman Vrioni, etj.Programi kulturor e arsimor që hartoi Kongresi i Elbasanit parashtronte njohjen zyrtare të gjuhës shqipe në të gjithë sistemin ekzistues arsimor dhe përhapjen e mëtejshme të arsimit në gjuhën shqipe. Kongresi parashtroi edhe nevojën e krijimit të një shkolle të mesme në Elbasan.

Kongresi i Elbasanit, në rrugë demokratike zgjodhi kryetar Dervish Biçakçiun, si dhe nënkryetar Mit’hat Frashërin. Ndërsa shkronjës të Kongresit u caktuan Simon Shuteriqi dhe Josif Haxhimima.Kongresi i Elbasanit mori një sërë vendimesh të pasqyruara në Aktin e Vendimeve të Kongresit, prej 15-të pikash si dhe miratoi dhe rregulloren e klubeve dhe shoqërive patriotike. Në vendimet e këtij kongresi theksohet se Shoqëria “Përparimi”, që do të krijohej në Korçë, kishte për detyrë të financonte mbajtjen e Shkollës Normale (e hapur më 1 dhjetor të 1909), me ndihmat që do të grumbulloheshin, do t’u jepte ndihmë shkollave shqipe ekzistuese, do të orientonte çeljen e shkollave të rejave në shumë vise të vendit, si dhe futjen e mësimit shqip në të gjitha shkollat e huaja që ekzistonin. Jo rastësisht për mbajtjen e kongresit të arsimit u zgjodh qyteti i Elbasanit.

Ishin traditat e shkëlqyera patriotike, arsimore e kulturore dhe figurat e spikatura të Rilindjes Kombëtare të këtij qyteti që ndikuan në zgjedhjen e tij. “Njerëzia e Elbasanit jo vetëm tani, por edhe në kohët despotike, ishin quar për dashurinë e tyre për gjuhën shqipe”, shkruante Mit’hat Frashëri në ditarin e tij.

Kongresi i Elbasanit i dha një shtytje të re lëvizjes për shkollën dhe për arsimin kombëtar në përgjithësi. Të mbështetur në vendimet e tij, atdhetarët shqiptarë ngritën në Korçë, më 20 shtator 1909, Shoqërinë qendrore shkollore “Përparimi”, në kryesinë e së cilës u zgjodhën atdhetarët e njohur Orhan Pojani (kryetar), Stavri Karoli, Idhomenë Kosturi e Mihal Gramenoja.

Shkolla shqipe u hapën në këtë periudhë pas Kongresit të Elbasanit edhe në vende të tjera të Shqipërisë. Në fund të shtatorit u bë në Korçë përurimi i shkollës së riorganizuar të djemve (i mësonjëtores së parë shqipe të vitit 1887), çelur qysh në pranverën e vitit 1909, e cila ishte një nga shkollat më të plota me pesë klasa dhe pesë mësues. Në tetor u hapën shkolla shqipe në Progër, në Cukaj të Martaneshit, në Verlen të Bilishtit, në Margëllëç, ndërsa në muajin dhjetor u çel shkolla shqipe në Negovan (nën drejtimin e Petro Nini Luarasit) dhe në fshatin Koshtan të Tepelenës.

Jehona e Kongresit të Elbasanit

Punimet e Kongresit të Elbasanit patën jehonë brenda dhe jashtë vendit. Kalendari “Korça”, në titullin “Kongresi i Elbasanit”, shkruante se “ky kongres është më i shënuari nga të gjithë kongreset. Me vendimet që mori e la emrin e tij të pa vdekur nëpër faqet e historisë sonë”. Ndërsa e përkohshmja “Italia për të huajt” (L’Italia al estero) do të theksonte se “në Elbasan u mbajt një kongres i madh, ku morën pjesë shqiptarë të shkëlqyer, me qëllim që të vënë në udhë të gjitha ato që janë të nevojshme për përparimin dhe paqen e Shqipërisë”.

Punimet dhe vendimet në rrafshin kombëtar të Kongresit të Elbasanit, përbëjnë vlerë dhe kontribut në drejtim të përhapjes së arsimit, gjuhës amtare e kulturës kombëtare./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident tragjik në Ksamil, humb jetën i riu

Hyjnë në fuqi rregullat reja të BE-së për etiketimin e përmbajtjes së krijuar me IA

Hyjnë në fuqi rregullat reja të BE-së për etiketimin e përmbajtjes së krijuar me IA

Italia pezullon marrëveshjet e Shengenit të BE-së me Spanjën pas fluksit të emigrantëve

Italia pezullon marrëveshjet e Shengenit të BE-së me Spanjën pas fluksit të emigrantëve

Irani mohon pretendimet e Trumpit për zhvillimin e bisedimeve sot

Irani mohon pretendimet e Trumpit për zhvillimin e bisedimeve sot

Po bënin përgatitjet për tu rikthyer në shtëpinë që jetuan para 28 vite – detaje nga sulmi mbi shtëpinë e familjes Berisha në Zveçan

Po bënin përgatitjet për tu rikthyer në shtëpinë që jetuan para 28 vite – detaje nga sulmi mbi shtëpinë e familjes Berisha në Zveçan

Aksident tragjik në Ksamil, humb jetën i riu

Edhe Fitore Pacolli u intervistua në lidhje me grantet, konfirmon Prokuroria Speciale

Sulmi ndaj familjes Berisha në Zveçan, Pacolli: Nuk do të ndalet kthimi i qytetarëve në veri

Haxhiu viziton panairin ‘Gratë në Biznes’: Mbështetje për ndërmarrëset vend

Haxhiu viziton panairin ‘Gratë në Biznes’: Mbështetje për ndërmarrëset vend

Milani e refuzon Fenerbahçen për Leaon

Milani e refuzon Fenerbahçen për Leaon

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit J.R. për veprën penale Krime lufte kundër popullsisë civile

Mujanoviq: Varrezat masive në Kosovë rikujtojnë krimet e Millosheviqit

Mujanoviq: Varrezat masive në Kosovë rikujtojnë krimet e Millosheviqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën