TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haki Abazi: Po z. Kurti, këtu ndahen rrugët tona përfundimisht

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Abazi thërret  nesër konferencë për media, Kurti ka urdhëruar shkarkimin tim

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, e ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për marrëveshjen e arritur në Buksel një ditë më parë, raporton teve1.info

Përmes një statusi në Facebook, Abazi ka shkruar se Kurti e ka pranuar “Zajednicën” dhe sipas tij “është deklaruar në mënyrën më të pasinqertë”.

“Po z.Kurti, këtu ndahen rrugën tona përfundimisht. Ti ke vazhduar në rrugën e njejtë me ata që janë opozitë- konfidenciale . Edhe ata flisnin për “fshisa kur pyeteshin për lisa”. Ju keni pranuar Zajednicën dhe jeni deklaruar në mënyrën më të pasinqertë! As autentike, as semantike por hipokrizi par-excellence. Së paku do e thoje hapur e në sy që e ke pranuar ose ta refuzoje me qartësi!

Ju jeni dakorduar me marrëveshjen kornizë që ka dy elemente fundosëse për Kosovën. Një konzervimi i rolit specifik të Kishës Serbe kundrejt komuniteteve tjera fetare dhe asociacionit apo zajednices së komunave me shumicë Serbe”, ka shkruar Abazi.

Deputeti Abazi ka shkruar se Kurti është vazhdimësia e së kaluarës dhe jo ndryshimi.

“Dmth z. Kurti ju jeni vazhdimësia e së kaluarës, ju nuk jeni ndryshimi. Luftën për të eliminuar njerëzit potencial për të udhëhequr me vendin ata e bënë me tyten e pushkës dhe revolës duke i dërguar në varr, Ju keni adoptuar luftën speciale, ushtrinë e facebook dhe rrjetet sociale për të eliminuar, këdo që nuk i nënshtrohet liderit suprem. E ke rrethuar veten me njerëzit e pushteteve të kaluara, me vepra penale, nënshkrues të demarkacionit dhe marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015. Ke përjashtuar aktivisitët dhe përkrahësit më të devotshëm dhe po i mbronë e po i mbanë afër njerëzit e korruptuar, ata që e shkatërruan urbanizmin, privatizuan e përfituan, dhanë leje për kompensim me villa”, ka shkruar ndër të tjera Abazi.

Deputeti Abazi e ka akuzuar Kurtin për marrëveshjen me Serbinë.

“Por le të mbetemi të marrëveshja: neni 7, neni 10 dhe neni 11 qartë përcaktojnë zajednicën:

Neni 7
Të dyja palët angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës.

Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”, ka shkruar Abazi.

Abazi e ka akuzuar Kurtin edhe për siç ka shkruar ai, luftën për eliminim, zgjatjen e Gjykatës Speciale dhe vazhdimin e siç ka thënë Abazi, tranzicionit të vjetër.

“Përmbysjen e keni bërë duke e konfirmuar që jeni produkt i luftës së eliminimit, jeni zgjatja pas gjykatës speciale, jeni faza e re e tranzicionit të vjetër. Prioriteti kryesor është matja e opinionit publik dhe deliri për pushtetin. Pushtet që përdoret për të ushqyer egot, për të servilosur ata që ndjehen për herë të parë gjallë sepse si qenie politike nuk kanë ekzistuar dhe jashtë politikës do të ishin maksimumi sekser të akreditimit të universiteteve apo anëtarë të rinisë demokratike apo shfrytëzues të kartelave të Behxhet Pacollit. Kaq, këta janë njerëzit që ke përzgjedhur të bëhen fytyrat e përmbysjes së shpresës së madhe dhe transformimit të qeverisjes”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Abazi e ka akuzuar Kurtin edhe për, siç e ka quajtur ai dështimin në zgjedhjet lokale në Kosovë.

“Dështimi në zgjedhjet lokale është fatura jote e papaguar! Në të ashtuquajtura zgjedhje të brendshme ju keni treguar qëllimin përfundimtar, ata që kanë kurriz e integritet gjejeni formën për t‘i lënë jashtë me çdo kusht qoftë edhe duke u kujdesur që personalisht të caktoni diagnosa për të anatemuar dhe stigmatizuar e më pastaj me profilet e ushtrisë fiktive online të shkatërrohen politikisht. Kokat e turkut të janë dashur për të mbuluar dështimin. Kjo mund të bëhet nga një mendje e korruptuar me fajllat e komunistëve. Servilët janë në rregull- Kadri Hazbiu, Beqir Balluku… Jo”, ka shrkuar Abazi.

Sipas tij, teoria e përfshirjes së njerëzve për t’i shkatërruar nga brenda deri tani ka funksionuar për kryeministrin Kurti, por sipas Abazit kjo nuk shkon gjatë.

“Deri tani teoria që të përfshishë njerëzit për t’i shkatërruar nga brenda të ka funksionuar, por kjo nuk shkon gjatë. Vrasjet politike janë instrument që funksionojnë shkurt, gjaku të ze, tradhëtia del- nuk rri dot e konzervuar. Zhurma e militantëve dhe përkrahja e servilëve zhduken si fluskë sapuni. Të parë janë më pak se sa simpatizantët e një klubi futbollistik e të dytët janë më shumë, ata të duan sepse e kanë parë që nuk keni aftësi as të i lëvizni nga “kullosa” ku kanë kullotur në kohën e pushteteve. Përkundrazi ju jeni bërë shërbëtorë në grazhdin e tyre, në konferenca e përvjetore që i ben për të krijuar përcepcion. Këto as nuk janë strategji e as përmbajtje e AQ me pak bindje. Vetëm përceptim dhe asnje gjë më shumë. Në anën tjetër këtë përceptim po doni ta ushqeni me sadakanë e 100 euroshit dhe ndihmat. Po i merrni nga populli për t‘i dhënë të njejtat, paratë e veta. Kjo nuk është ndonjë e arritur e as edhe politikë sociale, kjo është sadaka me pare të huaja”, ka shkruar Abazi.

Sipas deputetit të VV-së, për dy vitet e fundit Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur asnjë ligj, derisa Qeveria asnjë sukses në diplomaci.

“Dy vite, as edhe një ligj, as edhe një strategji, as edhe një sukses në fushën e diplomacisë. Dy vite shterpësi totale dhe përceptime pa përmbajtje. Kështu përfundohet në pozita të krijuara nga diplomacia e Serbisë, merre ose lere! Kërkojmë falje nga Presheva, Bujanoci e Medvegja që nuk u bë reciprociteti edhe për ata…

Për drejtësi e pamë, shkarkimi i vetëm ishte për shkak të mendimit dhe kritikës, asnjë shkarkim për mospunë dështimet dhe korrupcionin.

Më vjen mirë që nuk jam pjesë e Komisionit që do të duhej t’i mbante tupanin e hipokrizisë për vallën e servilëve dhe pakurrizorëve!

Vazhdojmë kur të lodhen zhurmat!”, ka shrkuar Abazi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nisin të mblidhen protestuesit shqiptarë në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nisin të mblidhen protestuesit shqiptarë në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se kanosi nënën e tij

Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona të kërkuar me urdhër-arreste aktive

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Mjekët në Gaza vërejnë një trend alarmant të plagëve me armë zjarri në kokë dhe gjoks tek fëmijët

Mjekët në Gaza vërejnë një trend alarmant të plagëve me armë zjarri në kokë dhe gjoks tek fëmijët

Superkupa e Kosovës në hendboll: Triumfojnë Rahoveci te meshkujt, Istogu te femrat

Superkupa e Kosovës në hendboll: Triumfojnë Rahoveci te meshkujt, Istogu te femrat

Xhiro e katërt në Superligë zhvillohet sot, vëmendja në mbrëmje ku përballen Prishtina – Drita

Xhiro e katërt në Superligë zhvillohet sot, vëmendja në mbrëmje ku përballen Prishtina – Drita

Skitari italian në komë artificiale pas rrëzimit të rrezikshëm

Skitari italian në komë artificiale pas rrëzimit të rrezikshëm

“Hat-trick” nga Mulleri në MLS

“Hat-trick” nga Mulleri në MLS

Nisin të mblidhen protestuesit shqiptarë në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nisin të mblidhen protestuesit shqiptarë në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën