TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“1100 projekte të komunave të panisura këtë vit”

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
“1100 projekte të komunave të panisura këtë vit”

Mbi 850 milionë euro u planifikuan për shpenzime kapitale për vitin 2024.

Prej tyre, rreth 83 për qind si vazhdim i projekteve të mëhershme, ndërsa 17 për qind për projekte të reja kapitale.

Vlera e investimeve kapitale të reja të nivelit qendror të destinuara për projekte specifike në komuna është 21.8 milionë euro.

Prej tyre, sipas Institutit GAP, 13 milionë euro u ndanë për katër komunat në të cilat udhëheqë Lëvizja Vetëvendosje. (Gjilan, Kamenicë, Podujevë dhe Shtime).

Këtë ndarje e vlerëson politike Asociacioni i Komunave të Kosovës.

“Ministritë i hartojnë kriteret për dhënien e këtyre mjeteve ndaj komunave pa konsulta me komuna. Dhe ato kritere në raste të shumta, unë gjithmonë po i marr si reference deklaratat e kryetarëve të komunave, këto kritere kanë anime politike dhe etnike”, thotë Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacinit të Komunave të Kosovës.

Sipas tij, komunat do të mbesin pa investime të reja kapitale.

“Kryetarët janë shumë të zhgënjyer për veprimin e nivelit qendror ndaj nivelit lokal, ku në vitin e ardhshëm shumë komuna nuk do përfitojnë asnjë cent për investime të reja kapitale. Duke marrë parasysh që edhe zbatimi ikontratës kolektive, duke iu referuar mendimit juridik të Gjykatës Supreme do t’ua marrë komunave me dhjetëra miliona euro, sinqerisht komunat do të gjenden në një situate shumë të palakmueshme sa i përket investimeve kapitale”, thotë ai.

E ekonomistët vlerësojnë se ky veprim i qeverisë nuk është strategjik.

“Është për të ardhur keq sepse kështu nuk zhvillohet shteti, kjo nuk është strategji por kjo është thjesht nepotizëm, ngjyrim politik dhe nuk ka ndikim në zhvillimin politik”.

Mirëpo problematike sipas Institutit Gap është vet mospërmbushja e planeve të komunave në investimet kapitale.

“GAP ka gjetur se 1700 projekte kapitale të planifikuara për t’u nisur këtë vit, nuk janë nisur. E prej 1700, 1100 janë të komunave. Pra po flasim për problemet që i kanë komunat në përmbushjen e agjendës së tyre te pjesa e kapitaleve dhe kjo nuk po vjen nga mungesa e buxhetit”, ka thënë Bekim Salihu nga ky institut.

Ndërsa lidhur me favorizimin e komunave të udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati theksoi se është e pavërtetë.

“Ka tendenca të tilla që ndoshta mos-sukseset individuale t’i argumentojnë dhe t’i arsyetojnë me pengesa dhe bllokada nga qeveria që nuk është e vërtetë. Qeveria është e të gjithëve dhe për të gjithë”, ka thënë Murati.

Sipas Muratit, të hyrat vetanake të komunave janë 100 milionë euro. 640 milionë euro janë mbështetje nga grantet qeveritare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fejza: Çfarë synon opozita me zgjedhje? 80 deputetë janë të pamundur – nuk i synojmë as ne

Fejza: Çfarë synon opozita me zgjedhje? 80 deputetë janë të pamundur – nuk i synojmë as ne

Informacionet për motivin e vrasjes në Gjakovë, Policia e Kosovës i mban të rezervuara – I dyshuari ende në arrati

Informacionet për motivin e vrasjes në Gjakovë, Policia e Kosovës i mban të rezervuara – I dyshuari ende në arrati

Çfarë ndodhi në tentimin e dytë të seancës konstituive?

Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Osmani: Ne iu lutëm Zotit të na shpëtonte dhe Zoti na dërgoi Amerikën

Osmani: Jemi krenarë për këtë arritje të madhe të Luanës

Futboll, Superliga vazhdon me ndeshje në mesjavë

Futboll, Superliga vazhdon me ndeshje në mesjavë

Kreu dhe zyrtarët e FFK-së, priten nga Konjufca

Kreu dhe zyrtarët e FFK-së, priten nga Konjufca

Fejza: Çfarë synon opozita me zgjedhje? 80 deputetë janë të pamundur – nuk i synojmë as ne

Fejza: Çfarë synon opozita me zgjedhje? 80 deputetë janë të pamundur – nuk i synojmë as ne

“Final 4” i Ligës Unike në Prizren

“Final 4” i Ligës Unike në Prizren

Informacionet për motivin e vrasjes në Gjakovë, Policia e Kosovës i mban të rezervuara – I dyshuari ende në arrati

Informacionet për motivin e vrasjes në Gjakovë, Policia e Kosovës i mban të rezervuara – I dyshuari ende në arrati

Shqipëria i kërkon Maqedonisë së Veriut zbatim të ligjit për gjuhën shqipe

Shqipëria i kërkon Maqedonisë së Veriut zbatim të ligjit për gjuhën shqipe

Çfarë ndodhi në tentimin e dytë të seancës konstituive?

Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën