TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prezantohet llogo e 15-vjetorit të Pavarësisë dhe 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Prezantohet llogo e 15-vjetorit të Pavarësisë dhe 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku në një konferencën për media kanë prezantuar Agjendën Shtetërore për 15-vjetorin e Pavarësisë dhe 25-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bislimi tha se Qeveria e Kosovës po përkujdeset që të kete program të begatë dhe të denjë për këto data.

Teksa tha se me 13 dhjetor kryeministri Kurti, kishte caktuar Këshillin Organizativ për shënimin e këtyre datave jubilare.

“Me vendim të kryeministrit Kurti me 13 dhjetor është caktuar Këshilli Organizativ për shënimin e këtyre dy datave  dhe mua më është besuar kryesimi i tij. Kurse bashkëkryesues dhe përgjegjës për barrën kryesore të punës është caktuar ministri Hajrullah Ceku. Anëtarë të Këshillit organizativ u caktuan zv ministrja Gërvalla, ministrat Mehaj, Nagavci, nënkryetarja  e Kuvendit Saranda Bogujevci”, tha ai.

Kurse ministri Çeku prezantoi logot e dy datave, e para që i dedikohet 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe e dyta për 25 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Logot e dy datave, e para që i dedikohet 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës që ka motive nga ngjyrat e flamurit të Republikës së Kosovës . Logoja tjetër për 25 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila ka motive nga simbolet kombëtare dhe në qendër ka tri figurat kryesore të Epopesë së luftës Çlirimtare të Kosovës”, tha ai.

Tutje Çeku tha se programi tërësishëm është i përbashkët i cili  fillon me datën 9 shkurt dhe përfundon me datën 12 mars.

E që siç tha ai, çdo ditë përgjatë 30 ditëve  do të ketë aktivitet për të shënuar kërto dy data jubilare.

“Do të ketë homazhe, nderime, parakalim të Forcave të Sigurisë së Kosovës, shfaqje filmi,promovim librash, pritje zyrtare shtetërore të shpërndara në kalendarin njëmujor. Programi total është i përmbledhur në një faqe listim çdo ditë këshilli organizativ do ti publikoj detajet e aktiviteteve ditore”, tha tutje ai./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sveçla thotë se Policia është në pritje të planit të KQZ-së për zgjedhjet në veri

Sveçla: Institucionet po dëshmojnë përkushtim dhe profesionalizëm në luftimin e çdo veprimtarie kriminale

Gashi: Raporti i Progresit nuk konstaton rënie të nivelit të përgatitjes së Kosovës në asnjë fushë

Gashi: Raporti i Progresit nuk konstaton rënie të nivelit të përgatitjes së Kosovës në asnjë fushë

Të akuzuarit për sulmin në “Iber Lepenc” deklarohen sërish të pafajshëm

Të akuzuarit për sulmin në “Iber Lepenc” deklarohen sërish të pafajshëm

Lushaku-Sadriu: Qeveria të raportojë çdo tre muaj në Kuvend për përmbushjen e kritereve të Raportit të Progresit

Lushaku-Sadriu: Qeveria të raportojë çdo tre muaj në Kuvend për përmbushjen e kritereve të Raportit të Progresit

G7 diskuton financimin e Ukrainës dhe garantimin e mbështetjes për vitet e ardhshme

G7 diskuton financimin e Ukrainës dhe garantimin e mbështetjes për vitet e ardhshme

Rusia dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për shkëmbimin masiv të të burgosurve

Rusia dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për shkëmbimin masiv të të burgosurve

Sveçla thotë se Policia është në pritje të planit të KQZ-së për zgjedhjet në veri

Sveçla: Institucionet po dëshmojnë përkushtim dhe profesionalizëm në luftimin e çdo veprimtarie kriminale

Gashi: Raporti i Progresit nuk konstaton rënie të nivelit të përgatitjes së Kosovës në asnjë fushë

Gashi: Raporti i Progresit nuk konstaton rënie të nivelit të përgatitjes së Kosovës në asnjë fushë

Evakuohen rreth 300 shkolla italiane për shkak të kërcënimeve me bomba

Evakuohen rreth 300 shkolla italiane për shkak të kërcënimeve me bomba

Të akuzuarit për sulmin në “Iber Lepenc” deklarohen sërish të pafajshëm

Të akuzuarit për sulmin në “Iber Lepenc” deklarohen sërish të pafajshëm

Lushaku-Sadriu: Qeveria të raportojë çdo tre muaj në Kuvend për përmbushjen e kritereve të Raportit të Progresit

Lushaku-Sadriu: Qeveria të raportojë çdo tre muaj në Kuvend për përmbushjen e kritereve të Raportit të Progresit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën