TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Në Ditën e të Drejtave të Njeriut: Serbia nuk po bashkëpunon për zbardhjen e fatit të të zhdukurve në Kosovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Në Ditën e të Drejtave të Njeriut: Serbia nuk po bashkëpunon për zbardhjen e fatit të të zhdukurve në Kosovë

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, tha se çdo ditë po punohet që fati i të zhdukurve të zbardhet, mirëpo shtoi se institucionet nuk po mund të bëjnë më shumë për shkak të mos bashkëpunimit të Serbisë.

“Tash e 23 vitet u mohohet e drejta. Kurrë mu ndal jo, kurrë me i humb shpresat, ne do të punojmë, po punojmë sa po mundemi, por jo sa duhet. Kaq është mundësia jonë kaq është informata që ne e marrim. Urojmë që Serbia të thyej mendësinë dhe të bëjë zgjidhje në këtë çështje të ndjeshme”, tha Hoti.

Kurse Bajram Qerkini nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, bëri thirrje për zbardhje të fatit të të zhdukurve, duke shtuar se njëherë e mirë duhet të ketë një vendim në lidhje me këtë çështje.

Këto deklarime u bënë gjatë ekspozitës “Gjithë lotët tabnë” të organizuar nga Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur dhe “Integra”.

Kjo ekspozitë u dedikohet rrëfimeve të viktimave të luftërave në rajon dhe ka për qëllim të njoftoj publikun e gjerë me rrëfimet e tyre duke shërbyer kështu edhe si thirrje për përkrahje për viktimat dhe grupet e tjera të prekura, në kërkimin e tyre për të vërtetën dhe drejtësinë.

Ekspozita përbëhet prej 34 fotografive origjinale, të bëra nga fotografët Atdhe Mulla, Arbnora Memeti, Nake Batev dhe Borislav Pesiç.

Këto fotografi paraqesin aspekte të luftërave në ish-Jugosllavi – fotografi familjare të të pagjeturve, vende të krimeve, varreza masive, persona të zhvendosur brenda vendit dhe memoriale, por gjithashtu edhe pasojat e stërzgjatura të konflikteve që ndjehen edhe sot, duke treguar tërë tragjedinë dhe kompleksitetin e luftës.

Kjo ekspozitë është pjesë e aksionit “Fuqizimi i zërave gjithëpërfshirës të viktimave, transformimi i narrativave” zbatuar nga Integra, Lëvizja për Paqe PAX, Qendra Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale (ICTJ), Iniciativa e Re Sociale (NSI), Iniciativat Qytetare (CI), dhe Aksioni Paqësor (PA), mbështetur nga Bashkimi Evropian./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Begaj: Historia e Kosovës s’mund të shkruhet e kuptohet pa emrat e ish-krerëve të UÇK-së

Begaj: Historia e Kosovës s’mund të shkruhet e kuptohet pa emrat e ish-krerëve të UÇK-së

Osmani: Përpjekjet për ta barazuar luftën çlirimtare me regjimin e Serbisë, dëmtojnë themelet e paqes afatgjate në rajon

Osmani: Përpjekjet për ta barazuar luftën çlirimtare me regjimin e Serbisë, dëmtojnë themelet e paqes afatgjate në rajon

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut të hënën viziton Kosovën

Gashi: Pavarësia e Kosovës përfaqëson triumfin e vullnetit të lirë të qytetarëve

“Nga Gjermania në Prishtinë dhe nga Kosova në Berlin”- urimi i ambasadës gjermane për 18-vjetorin e Pavarësisë

KB Vëllaznimi gjobitet e dënohet për incidentin në Gjakovë

KB Vëllaznimi gjobitet e dënohet për incidentin në Gjakovë

Basketboll, dalin në shitje biletat për finalen e Kupës

Basketboll, dalin në shitje biletat për finalen e Kupës

Osmani: Përpjekjet për ta barazuar luftën çlirimtare me regjimin e Serbisë, dëmtojnë themelet e paqes afatgjate në rajon

Osmani: Përpjekjet për ta barazuar luftën çlirimtare me regjimin e Serbisë, dëmtojnë themelet e paqes afatgjate në rajon

Duele të forta në fazën “play-off” të Championsit

Duele të forta në fazën “play-off” të Championsit

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut të hënën viziton Kosovën

Gashi: Pavarësia e Kosovës përfaqëson triumfin e vullnetit të lirë të qytetarëve

“Nga Gjermania në Prishtinë dhe nga Kosova në Berlin”- urimi i ambasadës gjermane për 18-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Gjermania në Prishtinë dhe nga Kosova në Berlin”- urimi i ambasadës gjermane për 18-vjetorin e Pavarësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën