TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bashkim Hysenaj rrëfen për humbjen e djalit, thotë se Prokuroria po bën lojë me rastin

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Bashkim Hysenaj

Bashkim Hysenaj, babai i të ndjerit Fatlind Hysenaj, i cili humbi jetën në një aksident në fshatin Isniq të Deçanit, rrëfen për rastin dhe ballafaqimin me mungesën e drejtësisë.

Hysenaj në emisionin “Herët” në Tëvë1, tha se në atë kohë kur ka ndodhur rasti, avokati e ka njoftuar se lënda është mbyllur nga Prokuroria e Pejës, që sipas tij, me aq nxitim prokuroria e rastit nuk dëgjoi as deklaratën e të mbijetuarit që ishte në veturë me Fatlindin.

Sipas tij, kanë angazhuar edhe ekspertizë private, ku kanë dalë 17 shkelje të ligjit që janë bërë gjatë hetimeve.

“Në vitin 2019, saktësisht më 25 dhjetor në një vetaksident i ashtuquajtur nga organet e drejtësisë e kam humbur të vetmin djalë. Diku afër, ka qenë vetëm 3 km afër shtëpisë ku jetojmë. Në atë moment kur ka ndodhur aksidenti për mua ka qenë primare të merrem me qetësimin e familjes. Kam shpresuar që drejtësia do të jap versionin e tij…Në atë kohë e kam aktivizuar një avokat dhe kemi bë një kërkesë se çfarë ka ngelje. Avokati më ka njoftuar se lënda është mbyllur nga Prokuroria e Pejës, aq me nxitim është mbyllur rasti sa që zonja prokurore nuk e pa të arsyeshme që ta dëgjojë as deklaratën e të mbijetuarit. Shkëlqim Kameraj që ka qenë në makinë me djalin tim. Ne kemi angazhuar edhe një ekspertizë private, ku në bazë të saj na kanë dal 17 shkelje të ligjit që janë bërë gjatë hetimeve”, deklaroi ai.

Po ashtu, Hysenaj shprehet se për 13 muaj që ka bërë kërkesën për rihapje të rastit, dëshmitë i janë zhdukur.

“Rasti i djalit tim nuk ka ecur në procedurat normale, nga hetuesia ka kaluar në prokurori. Ajo që më bindi mua që është një lojë nga ana e prokurorisë, është që për 13 muaj kërkesën e parë që e bëra për rihapje të rastit me afrim të dëshmive që unë kisha, ato u zhdukën. Kemi dokument që kemi bërë dorëzimin e fakteve. Kemi bërë kërkesën e dytë dhe 3është mundësuar rihapja e rastit, por asnjëherë nuk jam ftuar nga asnjë institucion, çdo gjë ka ndodhur në bazë të 4 dëshmitarëve. Te Prokuroria e Pejës ekziston frika se dyshimtari i parë që bëri lajmërimin e aksidentit, nuk është ftuar kurrë”, theksoi ai.

Më tej, babai i të ndjerit Fatlindit, thotë se i mbijetuari i aksidentit ka dhënë deklaratë “absurde”.

“Shoku i djalit që ka qenë në makinë, ka dhënë deklaratë aq absurde për njerëz të komunikacionit, por vetëm për hetuesinë e Pejës ka qenë në rregull”, përfundoi Bashkim Hysenaj. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ: 7.84% pjesëmarrje deri në Orën 11:00 – proces i qetë dhe i rregullt

KQZ: 7.84% pjesëmarrje deri në Orën 11:00 – proces i qetë dhe i rregullt

Voton Besa Shahini: Ftoj të gjithë qytetarët të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar

Voton Besa Shahini: Ftoj të gjithë qytetarët të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar

Voton Totaj, bën thirrje për dalje masive në zgjedhje

Voton Totaj, bën thirrje për dalje masive në zgjedhje

Faton Peci pas votimit: Sot një ditë e madhe për Kosovën

Limaj: Sot qytetarët kanë mundësi të vlerësojnë punën e secilit kryetar

Limaj: Sot qytetarët kanë mundësi të vlerësojnë punën e secilit kryetar

Voton Rama: Uroj që edhe sot të fitoj kryeqyteti

Voton Rama: Uroj që edhe sot të fitoj kryeqyteti

Bashkim Ramosaj voton në Deçan, pret dalje masive

Bashkim Ramosaj voton në Deçan, pret dalje masive

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën