Më të rënë terri në tokë, u kthye në këtë vend.
Por, ajo që e pa këtu Bashkim Krasniqin e tronditi.
Në këtë përrua në fshatin Pastasellë të Rahovecit, ishin hedhur plot 106 trupa të pajetë.
Të gjithë këta, mbrëmjen e 31 marsit të vitit 1999, ishin ekzekutuar nga forcat serbe.
“Jemi kanë me një kojshi timin, sh*ijet kanë shkua andej, ne kemi dalë këndëj. 1:16 Këtu atë ditë i kemi pa, që thojnë, ma keq më s’di qysh me thanë. Të vrarë e të masakruar…në atë pjesën andej, trupat, dikush ish mundu me ec, kishin dhënë shpirt, njërit i kishin mbet durtë lart”, thotë Bashkim Krasniqi, djali i të vrarit në këtë masakër, Vesel Krasniqit.
Ajo që nuk e dinte Bashkimi në atë momente, ishte se në mesin e të vrarëve, ishte edhe Vesel Krasniqi.
Ky i fundit, ishte babai i tij.
“Ndërkohë me tregoi ai fqinji, më tha Bashkim, Baca Cel (Vesel Krasniqi) qenka i shtrirë këtu. E pash, u mundova me kap me qit në breg, po ish problem. 2:17 Baba i kish dy plumba në këtë pjesën, më shkon mendja që me ia pas jep ndihmën ndoshta kish shpëtuar, po Zoti e ka shkruar kështu”, shprehet ai.
E para se të fillonte masakra, atë mbrëmje forcat serbe, i grumbulluan në këtë vend mbi 120 shqiptarë.
Plumbave serb atë ditë, iu shpëtuan 13 persona.
Në mesin e tyre, edhe babai tashmë i ndjerë i Afrim Krasniqit, Beqiri.
Prindi im thoshte se kur i kanë ndarë në grupe dhe kanë filluar gjuajtjet, këta gjatë dyndjes mes vete, ndonjërin nuk e ka rrokur plumbi, kur janë rrëzuar në breg të Prroit të Vdekjeës, kanë shpëtuar”, thotë Krasniqi.
Afrim Krasniqi, që është edhe përfaqësues i fshatit Pastalelë, thotë se babai i tij betejën më forcat serbë nuk e përfundoi këtu.
“Prindi im, ka jetuar deri me 15 shkurt të këtij viti, ka qenë bashkë me Avdyl Mazrekun, dëshmitar në Tribunalin e Hagës. Ai thotë se për këtë masakër asnjë nuk është i dënuar”tregon ai.
Për homazhe tek varrezat e martirëve në këtë fshat të Rahovecit, të dielën ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.