TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

100 eurot ndihmë apo ‘lëmoshë’ për qytetarët

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Rritet numri i monedhave të falsifikuara në Kosovë

Kështu kanë vlerësuar profesorë të ekonomisë në vend, të cilët kërkojnë nga ekzekutivi ndryshimet e politikave fiskale, për uljen e akcizës për naftë dhe heqjen e TVSh-së në disa produkte.

Në kohën kur inflacioni ka arrit 10 përqind, profesori universitar, Muhamet Sadiku ka thënë se masat e qeverisë në shumën prej 100 milionë eurove, janë një përpjekje e kushtueshme për buxhetin e shtetit, por e pamjaftueshme për qytetarët në këtë kohë.

“Është një përpjekje e kushtueshme, por e pa mjaftuar në situatën e tanishme. Nëse synohet që të vazhdohet në mënyrë më sistematike në intervenimet e tilla, sigurisht që qytetarët do ta prisnin me një qëndrim më të pranueshëm këtë veprim. Por, kjo nëse bëhet një herë për një vit, edhe personalisht mendoj se është e pamjaftueshme, duke pasur parasysh zhvillimet në sektorin social të popullatës”, tha ai.

Profesori Sadiku theksoi se fokusi i qeverisë duhet të jetë për heqjen e TVSh-së për produktet esenciale ushqimore dhe uljen e akcizës për derivatet.

“Qeveria ka bërë përpjekje për të zbutur këtë situatë sociale, duke ndarë këto mjete, por dua të them se në opinion ka komente të shumta, kryesisht komentet popullatës duhet dëgjuar, sepse ata janë më së shumti të prekur. Pra, shumica e popullatës vlerësojnë se kjo është një ndihmë e pa mjaftuar, e njëhershme dhe me këtë ndihme popullata vështirë se do ta ndryshojë situatën sociale… Por, nëse kjo mendohet se do të ndahet një herë për një vit, me të vërtet është e pamjaftueshme… (07’53)Fokusi në radhë të parë duhet të jetë në largimin e TVSH-së, për produkte bazike ushqimore, për vaj, për qumësht dhe për gjëra të tjera ushqimore të cilat përbëjnë përqindjen më të madhe të shpenzimeve të popullatës dhe kjo duhet të jetë një zgjidhje më sistematike, më e gjatë në mënyrë që të kenë efektin më të madh. Por, kështu është bërë një veprim social për mungesë të veprimeve të tjera”, thotë ai.

Ndarja nga 100 euro për pensionistët, punëtorët e sektorit privat, publik dhe për studentët po cilësohet si një lëmoshë.

Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Nagip Skenderi, thotë se shtesa prej 100 eurosh është “lëmoshë dhe vitra për festën e Bajramit’”, krahasuar me shkallën e lartë të inflacionit.

“Pikërisht kur një herë njeriut i ndan një ndihmë, ajo është lëmoshë dhe kur nuk bëhet në mënyrë permanente ose të përhershme e humb karakterin e subvencionit ekonomik-afatgjatë. Kjo ndihmë është në formën e atyre vitrave për festë të Bajramit që ndahen, kjo natyrisht që ka reflektuar në shpenzimet të cilat në këtë muaj të Ramazanit do të mund t’i përmirësojnë paksa standardin social”, thotë Skënderi.

Pensionistët kanë marrë më 15 prill nga 100 euro shtesë, punëtorët e sektorit privat pritet t’i marrin me pagën e muajt prill deri në fund të këtij muaj, ndërkaq të enjten është hapur aplikimi online për ndarjen e 100 eurove për punëtorët e sektorit privat.

Kurse, për 80 mijë studentë ende nuk është hapur aplikimi, e zyrtarë të Ministrisë së Financave nuk kanë treguar se kur pritet të ndahen mjetet edhe për këtë kategori.

Në mbledhje e qeverisë kur ishte marrë vendim për ndarjen e këtyre mjeteve, kryeministri ka thënë nga mbështetja do të përfitojnë të gjithë ata që marrin pension bazik, pension kontribut pagues, pension të veteranit e kështu me radhë. Sipas tij, për herë të parë do të mbështeten me nga 100 euro rreth 300 mijë punëtorë të sektorit privat. E në kuadër të mbështetjes për të punësuarit do të ndajnë shumën e njëhershme prej 100 eurosh edhe për mbi 80 mijë zyrtarë publikë./KP

Tags: 100 eurotqytetaret
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: LVV nuk e deshi Vjosa Osmanin për presidente – kërkoi kontroll të plotë të pushtetit

Abdixhiku: LVV nuk e deshi Vjosa Osmanin për presidente – kërkoi kontroll të plotë të pushtetit

Tahiri: Edhe sonte në seancën e fundit, Kurti goditi opozitën dhe tentoi t’ia hedhë fajin për krizën

Tahiri: Edhe sonte në seancën e fundit, Kurti goditi opozitën dhe tentoi t’ia hedhë fajin për krizën

Rushiti: Pranova kandidaturën për presidente për të ndihmuar në tejkalimin e ngërçit politik

Rushiti: Pranova kandidaturën për presidente për të ndihmuar në tejkalimin e ngërçit politik

Kurti del në konferencë bashkë me Rushitin: Sjellja e opozitës, joshtetërore dhe antiinstitucionale

Bajrami thotë se me votat e LDK-së Haxhiu s’do të bëhet kryetare e Kuvendit

Bajrami: LVV me duartrokitje e dërgoj vendin përsëri në zgjedhje

Kosova pa president, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Kosova pa president, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Policia vendos shirita afër objektit të Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet seanca për Presidentin

Policia vendos shirita afër objektit të Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet seanca për Presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën