TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

10 vite burgim për mësuesin që akuzohet se vrau me 13 plumba babanë e nxënëses për hakmarrje

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
10 vite burgim për mësuesin që akuzohet se vrau me 13 plumba babanë e nxënëses për hakmarrje

Pejë-Gjykata Themelore në Pejë, e ka dënuar 10 vite burgim mësuesin Xhevdet Jonuzajn, i cili akuzohet se vrau G.K., babanë e nxënëses së tij  për hakmarrje të paskrupullt. Gjykata këtë verdikt mori ndaj të pandehurit Jonuzaj pasi të njëjtit i është ricilësuar vepra penale, nga vrasje e rëndë në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme.

Akgjykimi ndaj Jonuzajt u shpall të martën, nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Murat Hulaj, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Dënimi prej 10 viteve të akuzuarit Jonuzaj do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 19 maj 2021.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari gjithashtu është dënuar me 2 mijë euro gjobë për veprën e dytë, ata për armëmbajtje pa leje , i cili obligohet ta paguaj në afat prej 3 muajsh.

Gjithashtu gjykata ka kërcuar edhe konfiskimi i armës me të cilin është kryer vepra penale.

Ndryshe, sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 14 shkurt 2022, e ngarkon të pandehurit Xhevdet Januzaj se më 18 maj 2021, rreth orës 15:30 min në Pejë, në terracën e Restorantit “Te Zhara”, me paramendim e ka provokuar sulmin dhe ka privuar nga jeta të ndjerin G.K, nga hakmarrja e paskrupullt.

Kjo hakmarrje sipas prokurorisë kishte filluar pasi djali i të ndjerit më 29 dhjetor 2019, e kishte sulmuar fizikisht të pandehurin në vendin e tij të punës, pasi i pandehuri kishte sulmuar seksualisht motrën e tij minore dhe për më tepër ishte shpallur fajtor dhe gjykuar me dënim burgimi prej 3 vite e gjysmë nga Gjykata e Pejës.

Sipas Prokurorisë, pasi i pandehuri ishte lënë nga Gjykata e Pejës të mbrohet në liri, ishte pajisur me armë të tipit ‘’Rex Zero1CP”, që e kishte për shejtari, i cili më pas kishte vëzhguar lëvizjet e të ndjerit dhe familjarëve të tij në afërsi të banesës së tyre.

Gjithnjë sipas Prokurorisë, i ndjeri ishte njoftuar nga komshinjtë e tij se kanë parë të pandehurin me sopatë duke i pritur në lokalin “Relax”, për çka viktima G.K kishte lajmëruar dhe kërkuar mbrojtje nga policia por pa sukses.

Sipas Prokurorisë, në ditën kritike i ndjeri e vëren të pandehurin ulur afër banesës së tij në tarasën e lokalit, hynë në brendësi të lokalit dhe pretë që i pandehuri të largohet, e kur kjo nuk ndodh, del dhe ulet në tavolinën e tij dhe pasi nxjerr pistoletën që kishte në xhepin e setrës me mbishkrim  “Mauser”, ia drejton dhe kërkon nga i pandehuri që të largohet me fjalët “çu hec prej ktuhit”.

Mirëpo, sipas Prokurorisë, i pandehuri nuk largohet dhe i ndjeri me armën e tij tenton që të shtie në të por arma e tij bllokohet dhe më pas i pandehuri nxjerr armën që kishte bërë gati nga çanta e krahut dhe qëllon mbi viktimën 13 herë, duke e lënë të vdekur në vend dhe duke rrezikuar jetën e kamerierit i cili ishte afër viktimës.

Me këtë ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale ‘Vrasjes së rëndë”, nga neni 173 par.1 nënpar.1.5 e 1.8 të KPRK-së, për të cilën parashihet dënimi jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

Aktakuza e ngarkon të pandehurin Januzaj edhe për shkak të veprës penale të përdorimit të armës.

Me këtë ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga neni 367 par.2 të KPRK-së, për të cilën parashihet dënimi  prej 1 deri 8 vite burgim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani uron myslimanët: Kurban Bajrami është thirrje për reflektim mbi vlerat njerëzore

Marrëveshja Izrael-Hamas, Osmani: Trump tregoi lidership dhe përkushtim për paqen

Sllavko Simiq del sot para Gjykatës për sulmin ndaj gazetarëve në protestën e vitit 2023

Sllavko Simiq del sot para Gjykatës për sulmin ndaj gazetarëve në protestën e vitit 2023

Nesër moti deri në 27 gradë Celsius

Moti sot

Hyseni i kundërpërgjigjet Bulliqit: Nuk ishte keqinterpretim, por mungesë ndjeshmërie

Hyseni i kundërpërgjigjet Bulliqit: Nuk ishte keqinterpretim, por mungesë ndjeshmërie

Macroni do ta emërojë kryeministrin e ri të Francës brenda 48 orëve të ardhshme

Hyseni premton që në vitin e parë përmirësim të “jashtëzakonshëm” të furnizimit me ujë të pijshëm

Hyseni premton që në vitin e parë përmirësim të “jashtëzakonshëm” të furnizimit me ujë të pijshëm

Hyseni i kundërpërgjigjet Bulliqit: Nuk ishte keqinterpretim, por mungesë ndjeshmërie

Hyseni i kundërpërgjigjet Bulliqit: Nuk ishte keqinterpretim, por mungesë ndjeshmërie

“InfoNata” 08.10.2025

“InfoNata” 08.10.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën