TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

10 Pijet që mund t’ju ndihmojnë për të lehtësuar migrenën

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
10 Pijet që mund t’ju ndihmojnë për të lehtësuar migrenën

Ende nuk ka një kurë të mirëfilltë për migrenën, por ndryshimet në stilin e jetës dhe mënyra se si ushqeheni, janë disa nga gjërat që mund të përmirësojnë cilësinë e jetës tuaj.Për t’i ardhur në ndihmë personave që vuajnë nga kjo gjendje, AgroWeb.org ju njeh me disa pije që mund të bëjnë një ndryshim në simptomat e migrenës.Por përpara se të filloni me ndonjë nga pijet e mëposhtme, sigurohuni që ato të mos përmbajnë ndonjë përbërës që e dini se mund të përkeqësojë simptomat tuaja.Edhe pse këto pije mund të jenë një mënyrë e dobishme për të lehtësuar dhimbjen e kokës, ato nuk janë një ilaç ose një zëvendësues i trajtimit tradicional parandalues për sulmet e migrenës. Ju duhet të punoni me mjekun tuaj për të krijuar një plan unik trajtimi.Lexoni më poshtë sugjerimet tona për pijet më të mira për dhimbjen e kokës nga migrena.

Kafe pa kafeinë

Për shumë njerëz kafeina është një shkaktar i mundshëm për episodet e migrenës.Ndaj zëvendësimi i kafesë me një kafe që nuk përmban kafeinë, mund të jetë një zgjedhje e mirë për ata që nuk duan të heqin dorë plotësisht nga kjo pije.Megjithatë, edhe për kafenë pa kafeinë këshillohet të mos pini më shumë se një filxhan në ditë.

Çaji jeshil

Çaji jeshil përbëhet nga gjethet e bimës Camellia sinensis dhe është i njohur për antioksidantët e tij, të cilët mendohet se luajnë rol në largimin e dhibjes së kokës.

Çaji i mentes

I njohur për efektet e tij analgjezike, vaji i mentes përdoret zakonisht në mjekësinë alternative për dhimbjet e kokës nga tensioni.Ju gjithashtu mund të keni përfitime nga pirja e mentes në formë çaji dhe thithja e aromës, veçanërisht nëse jeni duke përjetuar dhimbje koke pulsuese.Çaji i mentes është pa kafeinë, kështu që mund ta pini atë në çdo kohë të ditës pa frikë se mund të ndikojë në gjumin tuaj.

Caji i xhinxherit

Një tjetër çaj bimor pa kafeinë që mund të ofrojë lehtësim për episodet e migrenës është çaji i xhenxhefilit.Për sa i përket trajtimit për sulmet e migrenës, xhenxhefili është ndoshta më i dobishëm në reduktimin e të përzierave dhe të vjellave, simptoma që mund të shfaqen gjatë një sulmi.

Lëngjet e zarzavateve me gjethe jeshile

Nëse nuk konsumoni mjaftueshëm zarzavate me gjethe jeshile, mund të keni mungesë të një vitamine të rëndësishme të quajtur folat (vitamina B9). Kjo mund të mos ju ndihmojë me sulmet e migrenës.

Uji

Përveç konsumit të pijeve të tjera, është e rëndësishme të pini mjaftueshëm ujë gjatë gjithë ditës. Kjo ndihmon në parandalimin e një shkaktari të zakonshëm të sulmeve të migrenës që është dehidratimi.

Uji i mbushur me fruta

Uji i mbushur me fruta mund të jetë një mënyrë më e shijshme për të shmangur dehidratimin që mund të shkaktojë një sulm migrenë.Thjesht shtoni fruta të freskëta të copëtuara në një gotë me ujë për më tepër shije dhe vlera ushqyese.Në varësi të llojit të frutave që përdorni, mund të përfitoni edhe lëndë ushqyese si vitamina C dhe antioksidantë të tjerë.

Lëng rrushi

Lëngu i rrushit përmban mjaftueshëm magnez, një mineral i rëndësishëm që mund të përmirësojë gjendejn tuaj.Marrja e sasisë së rekomanduar të magnezit është gjithashtu e rëndësishme në procese të tjera të trupit.

Lëng portokalli

Lëngu i portokallit është një tjetër pije që mund të ndihmojë me dhimbjet e kokës dhe sulmet e migrenës. Kjo sepse ai ka një përmbajtje të lartë të magnezit.Por nëse agrumet shkaktojnë episode migrene për ju, anashkaloni lëngun e portokallit dhe provoni një pije tjetër në këtë listë.

Qumësht me yndyrë të reduktuar

Riboflavina (vitamina B2) është një tjetër lëndë ushqyese që mund të ndihmojë në reduktimin e shpeshtësisë së sulmeve të migrenës.Qumështi me pak yndyrë mund t’ju ndihmojë të arrini vlerën e rekomanduar ditore të vitaminës B2.Vlerë e cila është 1.3 mg për meshkujt e rritur dhe 1.1 mg për femrat e rritura. /AgroWeb

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hapat e rëndësishëm që duhet të ndiqni në syfyr dhe iftar për agjërim sa më të lehtë

Hapat e rëndësishëm që duhet të ndiqni në syfyr dhe iftar për agjërim sa më të lehtë

Shega lufton sëmundjet inflamatore të zorrëve

Shega lufton sëmundjet inflamatore të zorrëve

5 mënyra që s’i dini për të djegur kalori

5 mënyra që s’i dini për të djegur kalori

Benefitet shëndetësore që na sjell agjërimi

Benefitet shëndetësore që na sjell agjërimi

Muja: Vjosa Osmani nuk do të ketë vota nga asnjë parti, mund të jetë mundësia e fundit

Muja: Vjosa Osmani nuk do të ketë vota nga asnjë parti, mund të jetë mundësia e fundit

BE-ja nuk arrin të miratojë paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë

BE-ja nuk arrin të miratojë paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë

Kurti takohet me Sorensen, flasin për dialogun Kosovë–Serbi dhe integrimin evropian

Kurti takohet me Sorensen, flasin për dialogun Kosovë–Serbi dhe integrimin evropian

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Në cilin muaj mund të shpallet verdikti ndaj katërshes së UÇK-së?

Bërxulli: Kurti dhe Abdixhiku përjashtuan Vjosa Osmanin për mandat të dytë si presidente

Bërxulli: Kurti dhe Abdixhiku përjashtuan Vjosa Osmanin për mandat të dytë si presidente

Dushko Arsiq edhe në rigjykim dënohet prapë me 13 vjet burgim

Dushko Arsiq edhe në rigjykim dënohet prapë me 13 vjet burgim

“Dhjetëra orë kërkime” – vështirësitë në gjetjen e trupit të bjeshkatarit malazez

“Dhjetëra orë kërkime” – vështirësitë në gjetjen e trupit të bjeshkatarit malazez

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën